Trukimet e Skënderbeut, u pritën dy gola në fund, Jashanica dogji bastet

0
111

Në raportin për ndeshjen mes Sportingut të Lisbonës dhe Skënderbeut, ka pasur gjithashtu anomali të basteve në minutat e fundit, duke u parashikuar se do të realizoheshin në total gjashtë gola. Por, ndryshe nga rastet e tjera, këtu kemi të bëjmë edhe me baste të humbura. Edhe pse bilanci në fund ka qenë fitimprurës, humbja e disa parave konsiston te parashikimi se Skënderbeu humbiste me gjashtë gola diferencë, por që në fakt ishte Jashanica që shënoi në fund për korçarët.

Sporting L.-Skënderbeu 5-1, 22 tetor 2015

“Në fund të ndeshjes, kur rezultati ishte 4-0, pati baste shumë të dyshimta që shënoheshin të paktën gjashtë gola. Luhatja e koeficienteve për shkak të sasisë së basteve, sinjalizonte se në 20 minutat e fundit ishin shënjestruar për të përfituar në mënyrë korruptive nga bastet. Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë sinjal për baste të parregullta ‘live’, deri para kësaj minute. Skënderbeu pësoi golin e pestë në minutën e 77-të, vetëm pesë minuta pasi këto baste ishin vendosur.

sporting-1-470x504
Kur koeficientet u hapën sërish, pasi rezultati kishte shkuar 5- 0, pati asnjë sasi të madhe bastesh se do shënohej edhe një gol i gjashtë dhe gjithashtu kishte edhe baste të tjera se Skënderbeu do të humbiste me gjashtë gola diferencë. Ky besim ishte i çuditshëm, kur duheshin edhe pesë minuta që të përfundonte takimi, ndërkohë që bastet vendoseshin në mënyrë konstante. Bastet ishin kaq të pazakontë, sa një prej kompanive të basteve në Azi të hiqte mundësinë që të vendoseshin baste për këtë ndeshje, para se ajo të përfundonte.

Ky vendim nga kompania aziatike ishte shumë shqetësues dhe tregues se baste të një natyre të dyshimtë po vendoseshin para se të përfundonte takimi. Bastet e mëdha se do shënoheshin të paktën gjashtë gola rezultuan të suksesshëm, pasi në fund Skënderbeu arriti të shënonte edhe një gol. Gjithsesi, mënyra se si u vendosën bastet, nënkuptoi se bastvënësit prisnin që të ishte Sportingu i Lisbonës ai që do shënonte edhe golin e gjashtë.

sporting-2-470x603

Pavarësisht se kjo nuk ndodhi, kjo nuk i zbeh aspak shqetësimet sa u përket basteve të vendosura. Madje, ka mjaftueshëm prova që ndeshja ishte një tentativë manipulimi nga Skënderbeu dhe përfitime financiare u përfituan qartësisht nga vendosja e basteve ‘live’ se do të shënoheshin të paktën gjashtë gola. Sa i përket aspektit teknik të lojës, duhet të dokumentohen edhe disa episode.

Si fillim, Hamdi Salihi mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 24-t, pasi preku topin me dorë. Vendimi i tij për të prekur topin me dorë në atë mënyrë mund të konsiderohet si shumë i pazakontë.

Së dyti, Skënderbeu shkaktoi dy penallti në fund të pjesës së parë, të cilat i dhanë mundësinë Sportingut të Lisbonës të kryesonte 2-0. Bajram Jashanica pengoi sulmuesin e Sportingut brenda zonës në penalltinë e parë, ndërsa pak minuta më vonë ishte Kristi Vangjeli që shkaktoi sërish penallti, duke penguar të njëjtin futbollist. Të gjithë këto episode dëmtuan Skënderbeun në shanset që kishte për ndeshjen, ndaj edhe deri në këto momente nuk u vendos asnjë bast shqetësues.

Gjithsesi, në minutat e fundit, ritmi i lojës ra ndjeshëm, duke parë që asnjë prej ekipeve nuk po kërcënonte rrezikshëm me aksionet sulmuese. Kjo i jep më tepër kuptim faktit që pse bastet e vendosura në minutat e fundit për shënimin e golave, ishin kaq shqetësuese dhe që rrisin dyshimet për integritetin e lojës.

Si përfundim, historia e Skënderbeut duhet marrë në konsideratë, me shumë ndeshje të dyshimta nga ana e BFDS. Shqetësim të veçantë kanë pasur edhe dy ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampioneve kundër Dinamos së Zagrebit më 25/08/2015 dhe kundër Krusaders më 21/07/ 2015. Këto ndeshje patën të njëjtin stil bastesh për pësimin e golave në fund të lojës, duke pasur baste me sasi të mëdha parash dhe përfitime gjithashtu të mëdha.

– Baste ekstremisht të dyshimtë që do shënohej edhe një gol i gjashtë.

– Mënyrë e dyshimtë e basteve se Skënderbeu do humbiste me të paktën gjashtë gola

– Historia shumë e dyshimtë e klubit

Për ta mbyllur, ka prova substanciale për të mbështetur përfundimin se ndeshja u shënjestrua për baste të lidhura me manipulimin”. /panoramasport/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here