Misteri i jetës, si do ripërtërihen qelizat për të rritur jetëgjatësinë

0

Shkencëtarët thonë se kanë transformuar qelizat e njerëzve mbi moshën 90‐vjeçare në qeliza burimore të ripërtërira, që nuk kanë pasur dallim nga ato që janë gjetur në embrione. Arritja teknike është publikuar në periodikun “Genes & Development” dhe hap një rrugë të re drejt mjekësisë rigjeneruese, veçanërisht për të moshuarit, thanë hulumtuesit, shkruan standard.al “Kjo është një paradigmë e re për ripërtëritjen e qelizave”, tha Jean‐Marc Lemaitre, një hulumtues në Institute of Functional Genomics dhe Universitetin e Montpellier dhe arkitekti kryesor i studimit. “Mosha e qelizave definitivisht nuk është barrierë për riprogramimin”, tha ai.

Premtimi joshës

Njohuria që qelizat embrionale burimore njerëzore (QEB) potencialisht mund të bëhen cilido lloj I qelizës në trup për një kohë të gjatë ka vazhduar të mbajë premtimin joshës që organet ose indet e sëmura të riparohen ose të zëvendësohen me qeliza të shëndetshme, të rritura në laborator. Por kërcimi nga teoria në praktikë është provuar të jetë i vështirë dhe i tensionuar me shqetësime etike dhe morale për shkak se një procedurë e tillë kërkon shkatërrimin e embrionit njerëzor, shkruan standard.al. Zbulimi në vitin 2007, që është e mundshme të binden qelizat e caktuara të rritura të kthehen në gjendjen e tyre të pamatura, të para‐specializuara ka nxitur përpjekje të reja për të gjeneruar një lloj të ri muskuli, zemrën apo qelizat trunore, këtë herë nga materiali lëndë e parë e siguruar nga

pacienti. Sidoqoftë, eksperimentet e deritanishme kanë treguar që receta e zakonshme kimike për gjenerimin e këtyre të ashtuquajturave qeliza të induktuara burimore pluripotente (QIBP) vepron më pak mire apo aspak mirë tek personat e moshuar, apo shumë të moshuar – pikërisht grupi që ka më së shumti për të fituar nga terapia rigjeneruese.

Qelizat që plaken, resetohen

Barriera ka qenë plakja qelizore: një proces natyral i lidhur me plakjen që mund të nxisë vdekjen e qelizave kur mekanizmat e caktuara brenda qelizës bëhen shumë të degraduara për të funksionuar si duhen. Lemaitre dhe kolegët kanë vendosur të ndryshojnë procesin fillestar standard gjenetik të përdorur për të gjeneruar qelizat burimore të të rriturve, duke shtuar dy përbërës të rinj – të njohur si faktorët e transkriptimit – të quajtur NANOG dhe LIN28. Eksperimentet me subjektet njerëzore të moshës prej 74 deri 101 kanë dëshmuar që kokteji i ri ka funksionuar. Disa markerë kritikë të plakjes në qeliza janë resetuar, duke përfshirë masën e telomereve, kapakët e imët mbrojtës të gjetur në mbaresat e kromozomeve që vjetrohen me moshë, kanë raportuar hulumtuesit.

Jetëgjatësia avancohet

Telomeret dhe telomeraset, enzima që i kontrollon ato, janë agjentët kyç në jetëgjatësi. Secilën herë që një qelizë ndahet, telomeret vjetërsohen. Puna e enzimës është që t’i rindërtojë pjesërisht. Më pas kur telomeret vjetërsohen përtej riparimit, qeliza vdes. Profilet e pasqyrimit të gjeneve, nivelet e stresit oksidativ, dhe metabolizmi i mitokondrive të qelizave që gjenerojnë energjinë ishin të gjitha njëlloj të ripërtërira sipas studimit, shkruan standard.al. “Markerët e plakjes në qelizë ishin fshirë”, tha Lemaitre. “Qelizat burimore të induktuara që i kemi fituar mund të prodhojnë qeliza funksionale të të gjitha llojeve me kapacitet për të shtuar dhe rritur jetëgjatësinë.”

Terapitë për të moshuarit

Duke ndryshuar fiziologjinë e moshës së ndryshuar të qelizave, shtoi ai, teknika e re riprogramuese “mund të përbëjë një strategji optimale për zhvillimin e terapive të bazuara në qeliza për pacientët e moshuar”. Një zbrazëti e madhe mbetet në mes këtij studimit që ka për qëllim të vërtetojë që ka potencial për t’u përdorur dhe aplikimeve terapeutike, thanë hulumtuesit. Dhe eksperimentet e fundit me minj sugjerojnë që gjenerimi i qelizave të vjetra burimore mund të përballet me barriera të papritura. Llojet e caktuara të qelizave burimore të induktuara mund të refuzohen nga sistemi i imunitetit edhe kur ato rrjedhin nga organizmi i njëjtë, kanë treguar eksperimentet, shkruan standard.al.

 

Lini nje pergjigje