Maqedoni, skadon afati për krijimin e qeverisë së re, pritet vendimi i BDI

0
128

Afati për formimin e qeverisë së re maqedonase skadoi sot në mesnatë, ndërkohë që në datën 9 janar presidenti, Gjorge Ivanov i kishte dhënë mandatin liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski për formimin e kabinetit, pas fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Bashkimi Demokratik për Integrim pritet të marrë sot vendimin përfundimtar nëse do të marrë pjesë në pushtet.

Kryesia e partisë shqyrtoi pesë opsionet, koalicionin me VMRO-DPMNE-në, me LSDM-në, koalicion të gjerë, daljen në opozitë apo zgjedhjet e reja.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha dje se mbledhja e kryesisë do të vazhdonte edhe sot.

“Ende nuk janë shterur të gjitha argumentet lidhur me opsionet që BDI-ja ka vendosur në tryezën e bisedimeve. Konsultimet vazhdojnë”, deklaroi Osmani.

“Nuk kam përgjigje me cilin do të jemi në koalicion. I analizojmë të gjitha opsionet për vendimin më të mirë në dobi të shqiptarëve dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë pa dallim nëse janë shqiptarë, maqedonas, serbë, romë apo vllehë. Diskutojmë për të gjitha opsionet”, theksoi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here