Kritikat e LSI-së për drogën, Rama kërkon hakmarrje: A preken Manjani e Koka?

0
203

Që pas kritikave nga ana e disa përfaqësuesve të LSI, tek kryeministri Rama dzuket se ka nisur dëshira për hakmarrje. Duke mos pranuar asnjë nga kritikat, madje duke i cilësuar kritkuesit si ‘qen që lehin’, kreu i qeverisë po e mbron me cdo kusht ministrin e Brendshëm, madje duke kërkuar edhe shkarkime për akuzat ndaj tij.

Pak më parë Lapsi.al publikoi lajmin sipas të cilit ministrit të drejtësisë Ylli Manjani kryeministri i ka kërkuar dorëheqjen për arsye se flet shumë dhe shpesh në kundërshtim me vijën e përcaktuar nga kabineti.

Zhvillimet po ecin orë pas ore. Rreth orës 19.00 të së dielës nga Ministria e Drejtësisë u lajmërua një konferencë për shtyp e ministrit në 9.30 të mëngjesit të së hënës. Pak kohë më pas konferenca u anulua. Nuk dihet ende se pse.

Mrgjtihëse shanset që të pranohet kaq lehtë shkarkimi i Manjanit nga ana e LSI janë të pakta, duket se inati i kryeministrit do vazhdojë gjatë me këtë pjesë, pasi thuhet se në rrehtore ka vënë edhe ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Por deri ku do shkoje inati i Rames dhe cila do jete pergjigja e Metes… Cdo zhvillim pritet ne vazhdim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here