Ja sa mjek largohen çdo ditë nga Shqipëria dhe rajoni. Shëndetësia e kërcënuar

0
174

Gjithnjë e më tepër largimi i mjekëve po kthehet në kërcënim për sistemin shëndetësor në vendet e Ballkanit. Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnjë Hercegovinën e Malin e Zi e kanë braktisur rreth një mijë mjekë.

Braktisja e vendeve të Ballkanit për Europën Perëndimore po kthehet në shqetësim për sistemin shëndetësor në këto shtete. Vetëm vitin e shkuar numri i bluzave të bardha që lanë Maqedoninë, Bosnjë Hercegovinën, Shqipërinë e Malin e Zi të marra së bashku ka shkuar mbi një mijë.
Maqedonia 500
Bosnjë Hercegovina 350
Shqipëria 160
Mali i Zi 29

Shifra më të larta se në secilin prej këtyre vendeve ka Serbia, ku rreth 600 mjekë kanë aplikuar për certificatën e ushtrimit të profesionit jashtë shtetit. Këtë certificatë në Shqipëri tre vitet e fundit e kanë kërkuar 435 mjekë ndërkohë që më shumë se kaq janë nevojat për specialistë në qytete të ndryshme të vendit.
Viti 2016 160 mjekë
Viti 2015 130 mjekë
Viti 2014 145 mjekë

Në Kroaci fenomeni ka vijuar të jetë i pranishëm edhe pas anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sipas Dhomës së Mjekëve atje që nga korriku i vitit 2013, 525 mjekë janë larguar nga vendi. Ndër shkaqet kryesore të emigrimit urdhërat e profesionistëve rendisin mungesat në sistemin shëndetësor, kushtet e punës e pagat e ulta, shkruan opinion. Ata vënë në dukje gjithashtu se nëse ky fenomen nuk ndalet sistemet shëndetsëore të këtyre vendeve do të përballen me një kërcënim serioz.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here