Institucionet e reja të drejtësisë, Nishani: Kanë bërë katrahurë me ligjet

0
125

Nga pozicioni i kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e ka cilësuar si një “katrahurë” situatën aktuale ligjore në organet e sistemit të drejtësisë në vend. Deklarata e fortë është pohuar nga Presidenti Nishani në mbledhjen e datës 20 janar 2017 gjatë debatit për emërimin si magjistratë të tetë të diplomuarve nga Shkolla e Magjistraturës në vitin 2016.

Thelbi i debatit ka qenë situata ligjore në të cilën ndodhet KLD­ja, institucion në prag shkrirjeje, deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, në zbatim të ndryshimeve të Kushtetutës. I ashpër në qëndrimet e tij ka qenë edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, sipas të cilit nuk ishte e qartë se mbi ç’ligj do të zbatohej vendimmarrja për emërimin e magjistratëve. “Panorama” ka siguruar një kopje të procesverbalit të mbledhjes, ku zbardhen përplasjet e forta mes anëtarëve të Këshillit në lidhje me periudhën tranzitore të qeverisë së gjyqësorit, nga KLD në KLGJ.

Referuar procesverbalit, deklarata e Presidentit Nishani ka vijuar një reagim të anëtarit të zgjedhur nga Kuvendi, Sokol Çomo. Anëtari Çomo ka shprehur shqetësim në lidhje me faktin se ditën e mbledhjes anëtarëve të KLD­së u është shpërndarë një material i titulluar “Mbi planin e veprimit të KLD­së gjer në ngritjen e KLGJ­së. “A mundet një subjekt i këtij Këshilli t’i japë një shpjegim pse ky raport, që mban
datën 30.12.2016, nuk është shpërndarë për anëtarët e Këshillit, por na jepet vetëm sot në mbledhje dhe jemi para situatës që vetëm sot duhet të marrim në diskutim një çështje që duhet ta kishim marrë 2 muaj më parë”, ka pyetur Çomo, duke iu drejtuar kreut të Këshillit. /Panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here