Standard.al

Dasma shëndërrohet në tragjedi, 47 persona të vdekur

0

Të paktën 47 persona, duke përfshirë 10 fëmijë dhe një çift i sapo-martuar, u vranë kur një kamion që mbante mysafirët e një dasme doli jashtë rrugës dhe u zhyt në një lum në Madagaskar, tha policia të dielën.

Policia tha se aksidenti ka ndodhur të shtunën në mëngjes jashtë qytetit Anjozorobe, rreth 90 kilometra nga kryeqyteti.

Kamioni po transportonte udhëtarët të cilët kishin marrë pjesë në dasmë një ditë më parë.

Ka qenë “një total prej 47 të vdekurve, duke përfshirë 10 fëmijë dhe çiftin e sapo-martuar”, i tha AFP-së zëdhënësi i policisë Herilala Andrianatisaona.

Njëzet e dy persona të tjerë u plagosën.

Policia ka fajësuar shoferin për bartjen e aq shumë pasagjerëve në një kamion i cili është i predispozuar për t’u përdorur vetëm për bartjen e mallrave, transmeton KosovaPress.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.