Standard.al

Cfarë është kjo? Një gjallesë e cuditshme në thellësitë oqeanike (FOTO)

0

Shpuza më e madhe detare në botë, e madhësisë më të vogël se auto-kombi, është gjetur në thellësi të ujërave te Havajet, por shkencëtarët ende nuk konfirmuan se cilit lloj i takon.

Ekipi i shkencëtarëve zbuloi gjallesën e rrallë me ngjyrë bardh-kaltër në formë truri, në thellësi prej rreth 2.100 metra në rajonin e mbrojtur te bregdeti i ishujve veri-perëndimor të Havajeve, pjesa më e madhe e të cilave është ende e pahulumtuar, shkruan standard.al.

Shkencëtarët nga Agjencia kombëtare për oqeane dhe atmosferë (NOAA) pranë Universitetit të Havajeve, studiuan shpuzën për gati një vit para se të publikonin konkluzionet.

“Pjesa më e madhe e planetit tonë ndodhet në ujërat e thella dhe shumica nuk është hulumtuar për asnjëherë. Zbulimi i një shpuze aq të madhe dhe sigurisht tepër të vjetër, tregon se sa shumë mund të mësohet përmes vendeve të thella dhe të vjetra”, tha hulumtuesi DeniVagnernga NOAA, shkruan standard.al. Biologu Kristofer Kelinga Laboratori për kërkime nënujore në Havaje, i cili ka ndihmuar Vagner në drejtimin e ekspeditës, tha se kanë marrë mostrat e shpuzës dhe ua kanë dërguar ekspertëve më të mirë botërorë, por askush nuk mundi të vërtetojë se cilit lloj i takon gjallesa e gjetur.

Kemi gjallesën për të cilën besohet se kurrë më herët nuk është gjetur dhe është e madhe, dhe kjo vë pak intriga se çka ka ende atje thellë nën ujë”, tha ai.

Shpuza është e gjerë rreth 2,1 metra dhe e lartë rreth 3,5 metra. Sipas shkencëtarëve, kjo është shpuza më e madhe e dokumentuar deri më sot, që është gjetur nën ujëra.

Ata thonë se disa shpuza të gjetura deri më tash në ujëra kanë qenë më të vjetra se sa 2.300 vjet, për shkak të të cilave shtrohet pyetja se si kanë mundur të jenë këta organizma kaq të vjetër në thellësi të ujërave dhe të mos jenë vërejtur kurrë më parë./standard.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.