5 ushqimet që ndihmojnë të mbetesh shtatzënë

0
211

Jeni njëra nga ato që po provoni të mbeteni shtatzënë dhe nuk ia arrini, e pyesni si të mbetem shtatzënë? Këtu në këtë artikull do të lexoni për top 5 ushqimet që ju ndihmojnë dhe shtojnë gjasat që të mbeteni shtatzënë, shkruan standard.al.

Shih dhe gjej këto ushqime te cilat kane shije te mire e gjithashtu ndihmojnë trupin te arrij kushtet për krijimin e një bebe, pasi qe kjo (shtatzënia) është ajo qe dëshironi.

 

1. Drithërat e plota

 

S’ke nevoje te shmangesh karbohidratet, vetëm thjeshte te besh zgjedhje te duhur. Karbohidratet komplekse si buka nga gruri i plote, orizi i kafenjte, buka e misrit dhe qulli tërshërës nuk ndikojnë në insuline dhe sheqer te gjakut aq sa karbohidratet e rafinuara (buka e bardhe, orizi bardh, mielli i bardhe, etj), shkruan standard.al.Dhe çfarëdo që është e mire për funksionin e insulinës është e mire edhe për pjellshmëri (shtatzënia).

 

2. Proteina nga bimët

 

Proteina nga bimët si fasulet, bizelet dhe kikirikët janë shoqëruar me shtim te pjellshmërisë, diçka qe proteina nga mishi kuq dhe mishi i shpezëve nuk ofron. Fasulet janë përplot me hekur, një ndihmues tjetër i pjellshmërisë (feritilitetit). Nuk është e thënë te bëhesh vegjetarian por provo te kufizosh mishin ne porcione te vogla.

 

3. Produktet nga qumështi

 

Ndoshta e ke vështire te mendosh për qumështin e plote, kosin e plote, e bile edhe akulloret si ushqime qe shtojnë pjellshmërinë dhe ju ndihmojnë te mbeteni shtatzëne, por një studim i bere ne Harvard ka zbuluar se gratë qe konsumonin këto ushqime kishin me pake probleme ovulimi, shkruan standard.al. Produktet e qumështit përmbajnë edhe kalcium, i cili është një materie ushqyese e rëndësishme e pjellshmërisë. Studiuesit bëjnë me dije se nuk duhet tepruar me këto ushqime, por një shërbim ne dite mund te ndihmoj te kompozosh kaloritë shtese diku tjetër ne dietën tuaj.

 

4. Fruta dhe perime te freskëta

 

Ku t’ia fillojmë se sa te shëndetshme dhe rëndësishme janë frutat dhe perimet për pjellshmërinë? Para se gjithash, ato janë përplot me antioksidues të cilët promovojnë shëndet te përgjithshëm dhe reproduktive. Plus shume fruta dhe perime – portokalli dhe frutat citrike te tjera, dredhëzat dhe perimet me gjethe te gjelbra – janë përplot me folate një materie ushqyese e rëndësishme me te cilën duhet te mbusheni para shtatzënisë qe te parandalosh defektet e lindjes.

 

5. Yndyrat e mira: Gjysme te ngopura, acidet yndyrore omega-3

 

Thuaj ‘jo’ yndyrave te ngopura dhe trans-yndyrave, dhe po yndyrave gjysme te ngopura dhe acideve yndyrore omega-3. Këto yndyra zvogëlojnë pezmatimin dhe shtojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës. Ku mund ti gjesh ato? Ne avokado, kokrra (arrat & lajthit), farat e kungullit dhe sezames, sardelet, dhe peshku salmon.

Ti mund t’i kombinosh këto ushqime ne gjithfarë mënyrash per te shtuar ndikimin e këtyre ushqimeve ne përmirësimin e pjellshmërisë. Me rendësi është qe t’i besh këto ushqime pjese te dietës tuaj qe te shtosh gjasat për te mbetur shtatzënë./stadard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here