Tregime të plakave, të cilat jua fusin frikën në palcë

0
459

Zakonisht për besëtytnitë dhe gjërat, që duken të pamundura, thuhet se janë vetëm “llafe plakash”. Ndoshta plakat e gjora nuk e kanë tërë fajin në këtë aspekt, por tanimë është vonë që të ndryshohet diçka.

Xhenazet me sy të hapur

Dikur mendohej se, nëse personit i kishin mbetur sytë hapur pas vdekjes, atëherë ata shikonin ta merrnin dikë me vete në destinacionin e tyre final. Zakonisht mendohej për dikë nga familja e të ndjerit. Për ta parandaluar këtë, britanikët ua mbyllin sytë të vdekurve, duke ua vënë dy monedha përmbi, shkruan standard.al. Po ashtu, mendohej se, nëse të vdekurit i kishin mbetur sytë çelë, atëherë ai kishte shkuar me një merak, dëshirë të paplotësuar, apo kishte dashur të jetonte më shumë. Në një rast të frikshëm në Namibi, një njeri ishte dergjur një kohë të gjatë para se të vdiste. Kur kishin shkuar të afërmit për ta përgatitur trupin e tij për varrim, ishin shtangur nga frika, kur kishin parë kufomën duke i rrahur qerpikët. Pasi që kishin këshilluar pleqtë e fshatit, atë njeri e kishin varrosur të mbështjellë në një batanije, e jo në arkivol. Me gjasë kishin dyshuar mos nuk kishte vdekur ende.

 

Duart e vdekura

Kur të merrni herën tjetër pjesë në ndonjë funeral, përkujdesuni së pari për shëndetin tuaj, përndryshe, mund të afroheni me të vdekurin më shumë sesa që do të kishit menduar. Në disa vise të botës mendohet se duart e të vdekurit kanë veti shëruese. Në Britani dikur besohej se duart e të vdekurit mund ta largonin sidomos ënjtjen. Për të pasur efekt, gjinia e të vdekurit duhet të jetë e kundërt me atë që pret të shërohet,shkruan standard.al. Po ashtu, mendohej se çarçafi dhe mbulesa në shtratin ku kishte vdekur ndokush, merrnin një pjesë të magjisë së duarve të të vdekurit. Për këtë shkak, njerëzit mbështilleshin me çarçafët e të vdekurve, për t’u shëruar nga sëmundje të ndryshme.

 

Përtypja e çamçakëzit pas mesnate

Çdo kulturë ka besëtytnitë e veta, ku shumë prej tyre kanë të bëjnë me frikën nga vdekja. Kështu, në shumë kultura ende besohet se, nëse ndonjë bebe qan pa ia nda, atëherë në atë shtëpi do të vdesë ndokush së shpejti. Por, shumë më i frikshëm është një tregim plakash nga Turqia, i cili tërheq vërejtjen që të mos përtypim çamçakëz pas mesnate. Në Turqi u thuhet fëmijëve se çamçakëzi i përtypur pas mesnate shndërrohet në mish të kalbtë, të prishtë. E frikshme, apo jo?!

 

Kur ju përcjellin shpirtrat e ligj

Në Kore besohet se kur vendosesh në shtëpi të re, shpirtrat e ligj dhe fantazmat nga shtëpia e vjetër vijnë bashkë me ju, në shtëpinë e re. Por, ka ditë “të sigurta” kur shpirtrat ose nuk janë aty, ose nuk janë aq të vëmendshëm dhe kompanitë koreane të shpërnguljes i shënojnë këto ditë në kalendarin e tyre. Njerëzit mundohen që, brenda atyre ditëve, të zhvendosen sa më parë në shtëpinë e re. Po ashtu, ata nuk e lënë shtëpinë e vjetër të pastruar, për të mos ua bërë shpirtrave me dije se nuk do të kthehen në atë shtëpi./ standard.al.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here