May në Turqi, synon marrëveshje të re tregtare e partneritet strategjik për siguri

0
159

Kryeministrja britanike, Theresa May viziton sot Turqinë për të diskutuar lidhur me marrëveshjet tregtare, duke qenë se vendi i saj po shkon drejt daljes nga Bashkimi Evropian.

Kryeministrja britanike, May ka takuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ajo do të takohet për një darkë pune me kryeministrin turk, Binali Yildirim para se të largohet nga vendi.

“Ata do të diskutojnë për një marrëdhënie të re tregtare dhe për një partneritet strategjik të sigurisë”, citoi BBC një zëdhënës të May.

Turqia është një vend kandidat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, edhe pse kërkesa e saj për anëtarësim ka ngecur dhe marrëdhëniet me Brukselin dhe vendet kryesore si Gjermania janë tensionuar shpesh, pjesërisht për shkak të shqetësimeve lidhur me çështjet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here