Lajmi i fundit / Elis Bakaj shkon te Vllaznia, zyrtarizimi punë orësh

0
123

Më pak se një javë nga mbyllja e merkatos së janarit, vjen goditja e madhe: Elis Bakaj transferohet te Vllaznia.

“Panorama Sport” mëson se fantazisti sot ka arritur marrëveshjen me klubin shkodran për t’u veshur kuqeblu për pjesën e dytë të sezonit.

Zyrtarizimi i transferimi është vetëm çështje orësh dhe menjëherë më pas 29-vjeçari do të vihet në dispozicion të trajnerit Armando Cungu.

Ky i fundit konfirmoi dje pas ndeshjes së humbur me Kukësin se Bakaj iu ofrua Vllaznisë, por klubi nuk mund të përballonte kërkesat financiare të lojtarit.

Bakaj, ndërkaq, dje arriti një marrëveshje me Tiranën, me të cilën po stërvitej që kur u shkëput nga kroatët e RNK Splitit tetorin e shkuar. Mirëpo bllokimi i merkatos së bardhebluve nga FIFA e dogji transferimin e futbollistit në radhët e skuadrës së Mirel Josës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here