“Erëza për të shitur”, korçari kapet me 3.7 kg kanabis. Ja ku e kishte futur

0
147

Dukeshin si erëza dhe ishin gati për t’u shitur, por korçarit i ka shkuar mundi kot. Policia e qytetit juglindor ka arritur të zbulojë 3.7 kg kanabis sativa të arrestojë poseduesin e drogës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, kanë vënë në pranga 28-vjeçarin Kostika Thoma, banues po në Korçë.

kanabisi Korce (1)
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, blutë e Korçës kanë ushtruar kontroll në banesën e të riut ku janë gjetur 4 vazo qelqi me peshë 3.7 kg, brenda të cilave ndodhej kanabisi i tharë, gati për shitje. Në pamje të parë dukeshin si vazo me erëza për përdorim shtëpiak por kjo nuk i ka mashtruar efektivët e policisë së Korçës.

Pas arrestimit të 28-vjeçari policia i kaloi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

kanabisi Korce (2)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here