Bënin jetë luksoze duke pastruar milionat e drogës, burgoset çifti shqiptar

0
211

Një çift shqiptarësh, të arrestuar pas përfshirjes së tyre në trafikun e drogës, janë në pritje të vendimit të gjykatës angleze në “Manchester Crown Court”

Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për Besnik Hoxha, 32­-vjeç dhe gruan e tij Ifigjenia Cipi, 31-vjeç të cilët ishin përfshirë në një rrjet kriminal të trafikut të drogës që përfshinte disa zona kyçe në Angli. Burri siguronte paratë dhe ia kishte kaluar gruas në depozitë, një prej të cilave 22 mijë paund.

Ndërkohë që të dy kishin përdorur emra të rremë, karta të rreme identiteti, madje edhe me kombësi greke. Gruaja nga ana e saj, rezultonte frekuentuese e rregullt e qendrave luksoze të bukurisë ku shpenzonte shuma parash të konsiderueshme. Emri i Hoxhës u lidh direkt me fermën e madhe të kanabisit, në të cilin ishin së paku të përfshirë 20 persona dhe kishte shtrirje në Manchester, Sheffield dhe Sëindon.

Çifti ka dy fëmijë dhe jeton në Cedric Road, Crumpsall. Atyre u janë dokumentuar shumë udhëtime me shpenzime të larta, një mënyrë që sipas hetuesve duket të jetë bërë për pastrimin e parave të drogës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here