Vila 1.6 milionë euro dhe qeraja 96 mijë euro, disa pyetje të “pafajshme” për znj. Vlahutin

1

Sipas kontratës  të nënshkruar midis ambasadores dhe biznesmenit 35-vjeç,  përpara se të bëhej blerja prej 1.6 milionë euro e vilës, Vlahutin në emër të BE paguante 96 mijë euro qera për një vit

Loading...

3333333333

Zbardhja e dokumentave që vërtetojnë blerjen e një vile me çmim stratosferik nga ana e ambasadores Romana Vlahutin në emër të delegacionit të BE-së ka hapur një debat të gjerë në vend. Në kohën kur ndaj palëve politike, gjyqtarëve dhe prokurorëve, partnerët e BE-së kërkojnë transparencë dhe luftë ndaj korrupsionit, një akt i tillë nga ana e kryetares së delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë sigurisht nuk i shkon përshtat kësaj politike. Nga dokumentat e zbardhura  dy ditë më pare nga “Dita” u zbulua se rezidenca e re e ambasadores Vllahutin ishte blerë me fonde të BE-së për plot 1 milion e 649 mijë euro, duke u renditur në top listën e vilave më të shtrenjta të Rolling Hills. Duke marrë parasysh se vila ishte rreth 345 metra katrorë në një truall rreth 1600 metra katrorë dhe krahasuar me çmimet e vetë “Rolling Hills” në faqen zyrtare del se BE ka blerë vilën me një shumë që e tejkalon disa herë çmimin me të cilin shitet edhe vila më e shtrenjtë në këtë kompleks.

Qeraja

Por ditën e djeshme çështja mori përmasa edhe më të mëdha, pasi u zbulua se para blerjes së vilës, në emër të delegacionit të BE-së, ambasadorja Vlahutin qëndronte në rezidencë mbi bazën e një kontratë mjaft kompromentuese.  Sipas kontratës në fjalë të nënshkruar midis ambasadores dhe biznesmenit Laert Duro, vetëm 35-vjeç,  përpara se të bëhej blerja prej 1.6 milionë euro e vilës, Vlahutin në emër të BE paguante 96 mijë euro qera për një vit, pra 8 mijë euro në muaj. Nëse delegacioni nuk do e blinte vilën për një vit, atëherë kishte detyrimin që të shfrytëzonte për 8 vite me qira atë. Ishte avokati Altin Goxhaj që zbardhi këtë kontratë, duke theksuar se : “Qiradhënësi këtu i jep Qiramarrësit të drejtën e parablerjes për të blerë pronën e lëshuar me qira dhe Qiradhënësi merr përsipër të mos e shesë pronën e lëshuar me qira gjatë periudhës së kësaj kontrate qiraje (përfshirë çdo afat rinovimi) pa ja ofruar në fillim Qiramarrësit për blerje, me çmimin maksimal prej 1649000 € (një milion e gjashtëqind e dyzet e nëntë mijë euro). Gjatë periudhës së kësaj kontrate qiradhënieje si dhe gjatë secilës zgjatje të saj, Qiramarrësi do të ketë të drejtën të blejë pronën e lëshuar me qira dhe Qiradhënësi merr përsipër dhe garanton t’i shesë pronën e lëshuar me qira Qiramarrësit me çmimin maksimal prej 1649000 € (një milion e gjashtëqind e dyzet e nëntë mijë euro). Kjo shumë mund të rishikohet vetëm në rastin e ndryshimit të Legjislacionit Tatimor të Shqipërisë.”.

download (2)

Disa pyetje

Fillimisht në këtë çështje, duhet sqaruar fakti se përdorimi i një vile apo ambienti të përshtatshëm ,dhe pse jo luksoz, për ambasadorët është dicka që ndodh rutinë në Tiranë. Por ajo që dallon në rastin e delegacionit të BE-së dhe ambasadores Vlahutin me vilën në periferi të Tiranës  janë disa fakte të cilat i japin shije të hidhur blerjes së vilës me çmimin stratosferik.

Kështu  deri më tani delegacioni nuk ka blerë rezidenca banimi për ambasadorët, pasi i ka marrë gjithnjë me qera. Në këto kushte lind pyetja e parë: Pse ambasadorja ne emër të delegacionit zgjodhi të blinte një vilë superluksoze me një super çmim kur kishte mundësinë ta mbante me qera një godinë sic ka ndodhur deri më tani?

Së dyti, çmimi i blerjes së rezidencës në fjalë është shumë më i lartë se vlera e tregut në këtë zonë. Në këtë kushte pyetja që lind sërish është: Cila ishte arsyeja që delagacioni dhe ambasadorja veçanërisht u investua pikërisht në zonën më miliardere të Tiranës? Pse nuk u zgjodh një godinë banimi  si p.sh në ish-bllok apo në zona të tjera të Tiranës? Pse u zgjodh pikërisht  vila me çmimin e super të lartë në rezidencën “Rolling Hills”? Mos ndoshta ishte vetëm shtëpia e 35-vjeçarit L.Duro , e vetmja  godinë banimi që plotësonte kushtet e  përshtatshme për ambientin ku duhej të qëndronte një ambasadore?

vlahutin

Po ashtu një tjetër pikëpyetje që ngrihet në këtë çështje është edhe fakti se pse ambasadorja në emër të delgacionit nuk u përfshi në negociata të drejtpërdrejta me administratorin e kompleksit  “ Rolling Hills”? Pse u shmang tenderimi në këtë rast, duke preferuar marrëveshjen dypalëshe mes individëve?  Në fakt, nëse do ishte lidhur direkt me zyrën e marketingut të kompleksit (meqënese Vlahutin parapëlqeka këtë zonë) ambasadorja jo vetëm do mund të siguronte një vilë me kushte të përshtatashme, por edhe me një cmim shumë herë më të ulët. Po ashtu gazeta është vënë në dijeni se në këtë kompleks ka ende një numër vilash të cilat janë në treg të lirë për blerje dhe me çmime që në krahasim me blerjen e ambsadores janë shumë herë më të favorshme. Kështu për shtëpitë super të mëdha, çmimi shkon deri në 1 milionë euro e për shtëpitë normale deri në 500 mijë euro. Pyetja e rradhës që lind është: Po ambasadorja pse bleu pikërisht vilën që kushtonte plot 1 milion e 649 mijë euro?

Duke u nisur nga sa më sipër, nga sot e në vazhdim ambasadorja Vlahutin do e ketë më të vështirë të jetë e besueshme në publik me thirrjet e saj për transparencë, luftë ndaj korrupsionit dhe sigurisht për “Vettingun”. Kur kryesuesja e delegacionit të BE-së në Tiranë  blen një rezidencë banimi me vlerën e 1 milonë e 649 mijë euro, vilë e cila pak më tutje në të njejtën zonë kushton të paktën 500 mijë euro më pak, nuk e dimë se çfarë mund të presim nga palët e tjera. Kur ambasadorja e BE-së që cilësohet si “gardiane” për plotësimin e rekomandimeve të Brukselit nga pala shqiptare përfshihet në të tilla çështja të dyshimta, nuk e dimë se cfarë mund të presim nga reforma në drejtësi apo nga Vettingu.

romana

Reagimi

Bashkimi Europian ka reaguar dje lidhur me blerjen e një vile 1.6 milionë euro nga delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, e firmosur nga ambasadorja Romana Vlahutin. Zëdhënësja e BE, Maja Konçijançiç ka sqaruar se “vendimi për të zgjedhur rezidencën e Kreut të Delegacionit të BE¬së në Shqipëri erdhi si konkluzion i një analize tërësore, që përfshiu një vëzhgim të tregut, një vlerësim nga një ekspert i pavarur dhe këshillimin e Oficerit Rajonal të Sigurisë së EEAS (Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian) në lidhje me aspektet e sigurisë”. “Ky ishte opsioni më i mirë lidhur me raportin e përgjithshëm cilësi/çmim dhe përmbushjen e nevojave të ndërtesës si rezidencë e Kreut të Delegacionit të BE-së, si siguria, lehtësirat dhe afërsia me Delegacionin e BE-së. Vendimi u miratua nga Autoriteti Buxhetor i BE-së në Janar 2015. “,  tha për mediat zëdhënësja e BE-së, Konçijançiç.Vlahutin_1

Loading...

1 Koment

Lini nje pergjigje