Seriali “Inaugurimet”/ Rama-Veliaj shtojnë peshat: Nga një pllakë e përbashkët tek një gur secili  

0

 

Kanë kaluar vetëm pak javë nga  inaugurimi që kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Veliaj bënë në bulevardin e kryeqytetit (që njihet si bulevardi i sherrit). Ky inaugurim u prit me shumë kërshëri nga qindra njerëz (që me sa thanë gojët e liga ishin thjesht militanë). Megjithëse deri më tani shumë kishin menduar se inaugurimet nuk i pëlqenin kryeministrit Rama (pasi kështu ka thënë në fillimet e detyrës së tij, duke kritikuar kundërshtarin e tij politik për shiritat që prente)  e kundërta duket se ka ndodhur. Kreut të qeverisë duket se i kanë fillu t’i hyjnë shumë në qejf  inaugurimet (jo për të thënë që bën punë, por për të qenë më afër me popullin).

rama, veliaj

Sot ishte një nga inaugurimet e tij të fundit, në sheshin kryesor të  Tiranës. Rama së bashku me Erion Veliajn vendosën nga një gur simbolike në sheshin “Skënderbej”, për të bekuar vazhdimin e punimeve. Detaji që bëri diferencën ishte se të dy vendosën nga një gur secili dhe jo një të përbashkët ( megjithëse bashkuan forcat për ti sheshuar). Pllaka e fundit që kishin vendosur ishte në bulevard (një pllakë të dy së bashku). Por sot dyshja tregoi se forca e tyre ishte rritur, duke ngritur nga një pllakë secili. Madje gjatë inaugurimit Rama nën zë i tërhoqi veshin Veliajt i cili po rendte të bashkonte forcat me kryetarin për pllakën e përbashkët: “ Po çe bën kështu o burrë o burrë, sot e kemi nga një pllakë secili”.

 

Vendosja e pllakave dhe gurëve simbolikë nga Rama dhe Veliaj mësohet nga burime konfidenciale pranë Kryeministrisë se po përdoret si taktikë gjithnjë e më shpesh për të treguar forcën e dyshes. Kjo provë forcë vlen si për kundërshtarin e tyre politik por edhe për aleatët e koalicionit, ku dyshja Rama-Veliaj tregojnë se kur janë së bashku, mund të bëjnë gjëra të mëdha dhe se për këtë  nuk kërkojnë ndihmën e askujt. Me ngritjen e një guri për kokë, nga një pllakë e përbashkët që kishin ngritur më parë, tregohet në publik se dyshja ka përparuar në provën e forcës , duke treguar se është në prag të kalimit të kufirit nga peshat e lehta te peshat e rënda.  (njësoj si peshëngritësi që vendos gjithmonë e më shumë pesha në shtangën e tij për të arritur kulmin).

 

E gjithë kjo ngjarje force ka ndodhur sot me regji, skenar, prodoksion dhe aktor kryesor kryeministrin Edi Rama. I trasmentuar live në shumë media dhe i ndjekur nga një numër i madh njerëzish (publik partiak, ose militant), filmi i sotëm do të titullohet “Pllaka 2”, pjesë nga saga “Inagurimet”. Tani duhet të presim se në çfarë vendi do të xhirohet “Pllaka 3”, pasi për pjesën tjetër të shqetësimeve qerveria ka rënë reaht që kur u tha se ekonomike është rritur ndjeshëm. Siç e theksoi edhe Ministri Arben Ahmetaj, janë hapur 300 mijë vende pune, ku mësohet një pjesë e madhe  e këtyre vendeve janë persona që punësohen si figurantë në filmat që po xhiron Kryeministri.

 

*Rubrika “Pikante” i trajton lajmet apo zhvillimet e ditës me pakëz sarkazëm, ironi e nota humori

Lini nje pergjigje