VIDEO/ Noizy me zemër të madhe, paguan operacionin për foshnjën e vogël. I përlotur : Nuk jam ndier kurrë kaq i lumtur!

0

Reanta, fëmija mrekulli bashkoi shqiptarët pa asnjë dallim. Qindra qytetarë shqiptarë dhe anembanë botës, pa shumë bujë e fjalë dhuruan para për shërimin e foshnjës dhe treguan një shembull të jashtëzakonshëm të solidaritetit njerëzor. Shqiptaret mblodhën 26 mijë euro në pak ditë pas thirrjes që News24 e BalkanWeb i drejtoi opinionit publik për të ndihmuar Reantën të kryejë transplantin e domosdoshëm në spitalin “Bambino Gesu” në Romë.

Loading...

Pas pak orësh Reanta pritet të niset në Romë, por edhe tani ashtu si në ditët e para dhjetëra njerëz vazhdojnë të qëndrojnë pranë prindërve duke i ndihmuar për të siguruar sa më shumë kontakte dhe mbështetje.

Kur të gjitha paratë e ndërhyrjes u siguruan, problem mbetej transporti i foshnjës, i cili duhet të kryhej me një avion special që gjithashtu kushton shumë. Pikërisht në këtë moment shfaqet këngëtari Rigels Rajku i njohur me emrin artistik Noizy. Duke iu bashkuar nismës së bamirësisë iu ka bërë thirrje miqve të tij që kanë mundësi financiare dhe së bashku me ta ka arritur të mbledhë paratë e transportit.

Noizi u shpreh se kurrë me parë nuk ishte ndier kaq i lumtur dhe i plotësuar në karrierën e tij.
“Me forcën e zotit kontribuuam së bashku me miqtë e mi nga Kosova dje isha njeriu më i lumtur gjatë gjithë karrierës sime dje u ndjeva më e plotësuar se kurrë”, tha reperi jo pak i prekur dhe me lot në sy.

Pas pak orësh Reanta do të jetë në duart e mjekëve të specializuar italianë, të cilët do të realizojnë transplantin e zorrëve me shpresën se ndërhyrja do të përfundojë me sukses dhe Reanta do të rritet si një fëmijë i shëndetshëm. Ajo lindi me një sëmundje të rrallë, sipas diagnostifikimit të mjekëve me anomali në aparatin tretës.

Vetëm pak orë pasi erdhi në jetë, foshnja iu nënshtrua një operacioni tepër të vështirë e të komplikuar në kirurgjinë e spitalit pediatrik në QSUT, megjithatë situata e bebes u përshkrua si e “papërputhshme me jetën”! Por Reanta është një foshnjë luftarake që e do fort jetën dhe mijëra shqiptarë anembanë botës u bënë pjesë e mrekullisë së saj. Sakaq, familja Balliu pret të marrë vizat mjekësore për udhëtimin.

Loading...

Lini nje pergjigje