Parfumi që i përshtatet çdo shenje të horoskopit

0
241

Çdo vajzë duhet të zgjedhë parfumin që i shkon. Përndryshe nuk vlen shprehja “Të gjithë kthyen kokën me kalimin e saj.” Ke provuar disa parfume, por ende nuk je e sigurt se cili nga ata të përshtatet totalisht? Do të ecësh në rrugë dhe të lësh pas parfumin tënd? Disa femra ia kanë dalë, sepse kanë gjetur atë që iu shkon. Pra, shenja jote ka disa karakteristika. Janë pikërisht ato që do të të ndihmojnë të zbulosh parfumin e duhur, sipas ‘portalb’.

Anne Nelson Sanford, perfumiere dhe themeluese e LURK Beauty, pak kohë më parë dha disa rekomandime aromash sipas shenjës së horoskopit. Por kjo listë e fundit sjell disa karakteristika të tjera të freskuara për çdo shenjë. Ja çfarë duhet të zgjedhësh në varësi të shenjës:

Dashi, dinamikja
Është dinamike dhe entuziaste. Një femër Dash ka aftësi udhëheqëse, i pëlqen të dallojë nga të tjerat, çka e bën tepër konkurruese. Parfumi që i shkon: Gucci Bamboo, GUCCI

Demi, e ëmbla
Ajo është simpatike, e ëmbël dhe i pëlqen të tërheqë vëmendjen. I pëlqejnë meshkujt që kanë shije në veshje. Parfumi që i shkon: Modern Muse Le Rouge, ESTEE LAUDER

Binjakët, ironikja
Është ironike, e grindur dhe e paqëndrueshme. Parfumi që i shkon: Jour d’Hermès Gardenia, HERMES

Gaforrja, e turpshmja
E turpshme, e dashur dhe e përkushtuar ndaj partnerit. Parfumi që i shkon: My Burberry, BURBERRY

Luani, pasionantja

Një femër e bukur dhe e pasionuar. Një luaneshë e vërtetë. Parfumi që i shkon: Black Opium, YVES SAINT LAURENT

Virgjëresha, modestja

Femrën me këtë shenjë e karakterizon modestia dhe qetësia. Parfumi që i shkon: La Vie Est Belle Intense, LANCOME.

Peshorja, sensualja

Femër me gjithë kuptimin e fjalës. Një shenjë e adhurueshme, sensuale dhe sociale. Parfumi që i shkon: Armani Code Satin, GIORGIO ARMANI

Akrepi, enigmatikja

Femër misterioze. Parfumi që i shkon: Mesmerising Oudh Accord & Gold, MOLTON BROWN

Shigjetari, egoistja
E paqendrueshme dhe plot egoizëm. Parfumi që i shkon: Illicit, JIMMY CHOO

Bricjapi, seriozja

Serioze, snob dhe e vendosur. Gjithashtu dhe shembull nëne. Parfumi që i shkon: Musk Eau de Toilette Spray, KIEHL’S

Ujori, vendimtarja

E paparashikueshme dhe kokëfortë. Parfumi që i shkon: Chance Eau Vive, CHANEL

Peshqit, e dobëta
E pasigurt dhe e turpshme. Parfumi që i shkon: Blossoming Honeysuckle & White Tea, MOLTON BROWN

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here