Manjani: Pse kërkoi Meta mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

0

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu foli rreth çështjeve më të rëndësishme të aktualitetit politik në vend. Ai u ndal edhe tek i shumëkërkuari Klemend Balili, dhe thirrja e Këshillit të Sigurisë për arrestimin e tij të kërkuar nga Kreu i Kuvendit Ilir Meta, ndërsa sqaroi se, institucioni që ai drejton e ka kërkuar që prej muajit Maj arrestimin e tij.

Loading...

“Në 17 maj i vitit të kaluar kur emri i tij u vu në Interpol dhe në bazë të rregullave ai duhet të arrestohej. Duhej të arrestohej që në maj. Ta arrestonin ata që e kanë për detyrë ta arrestojnë. Ata mund të kenë shkuar te shtëpia dhe të thonë që nuk e gjetëm, por ai duhet të arrestohej në kohë”, tha ministri Manjani.

Manjani foli edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku sqaroi se nuk do të ketë koalicion me PD-në, por bashkim të së majtës.

Sa i përket çështjes nëse mund të jetë Meta të nesërmen shefi i qeverisë, Manjani u shpreh se Ilir Meta kryeparlamentari i ka të gjitha mundësitë dhe aftësitë që të jetë Kryeministër.
“Unë e shoh Metën si një njeri super të talentuar për të qeverisur Shqipërinë”, ka deklaruar Ylli Manjani në studion e emisionit Opinion.BalkanWeb

Loading...

Lini nje pergjigje