Horoskopi 26 Janar 2017

0
216

Dashi
Është më mirë të mos nxitoni dhe t’i bëni gjërat në kohën e duhur. Do të shmangnit në këtë mënyrë t’ia fillonit gjithçkaje nga e para. Një karakter i fortë mund të jetë një thikë me dy presa, prandaj bëni kujdes nga sjelljet joproduktive.
Demi
Nëse në të kaluarën nuk ia keni dalë të shfrytëzoni të gjithë potencialin e një situate shumë premtuese, tashmë pozicionimi Hënës tek Shigjetari do t’jua japë mundësinë. Mos rrini duarkryq, sepse tani është momenti që të përshpejtoni për të arritur një objektivë të dëshiruar.
Binjakët
Në vend që të shpikni justifikime, gjë për të cilat jeni kampionë absolutë, përvishni mëngët deri sa të zgjidhet gjithçka në kohën e parashikuar. E keni kuptuar se është e kotë të qaheni, më mirë mos e harxhoni frymën për të përshpejtuar gjërat.
Gaforrja
Ndrojtja dhe tërheqja mund të jenë problem, nëse gjendeni përpara personave që nuk i njihni mirë. Përpiquni të tregoheni dhe të shfaqeni më të vendosur. Mirëpritini risitë pa frikë, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë vetëm për gjëra të mira.
Luani
Deri në këtë gjysmë jave, nëse puna ka qenë më e lodhshme se zakonisht, mund të ndjeni një rënie të lehtë të energjive. Por të nesërmen do të jeni sërish në formë! Kushtojini vetes momente çlodhjeje për të qëndruar me partnerin. Të mendoni për gjëra të tjera, do t’ju ndihmojnë të qetësoheni.
Virgjëresha
Përfitoni nga kthjelltësia dhe vigjilenca e reflekseve, për të kaluar një sprovë mjaft të vështirë. Jeni një hap përpara, është e pamundur ta mohoni! Nuk do të jetë e lodhshme për ju të merrni pas edhe të tjerët, duke qenë se do ta kuptojnë se idetë e juaja kanë bazë të shëndoshë.
Peshorja
Për faj të pozicionimit të Hënës në lidhje me Jupiterin, siguritë e tuaja do të dalin se janë kështjella prej rëre, mbi të cilat nuk mund të kini më besim. Është më mirë të ecni më ngadalë për të mos u rrëzuar, gjë që nuk mund t’ia lejoni vetes në këto kohë.
Akrepi
Vlerësimet e shumta ju bëjnë më të përgjegjshëm dhe më të sigurt. E sigurt është se njerëzit mund të mbështeten tek ju edhe në rrethanat më të ndërlikuara! Një punë e thelluar do të bëjë që të keni më shumë të ardhura. Do të filloni me pak, por do t’ia dilni të ngriheni lart.
Shigjetari
Disa kontestime, sipas jush jo të drejta, mund të bëjnë që ta humbni disi entuziazmin. Mos u jepni atyre asnjë rëndësi dhe vazhdoni në rrugën tuaj. Nëse jeni të sigurt në vetvete, mos u ktheni mbrapa.
Bricjapi
Mërkuri dhe Plutoni ju shtyjnë drejt aventurës dhe ndryshimeve të papritura, por për këtë duhet të mendoheni. Para se të lëni sigurinë dhe pasigurinë, mendohuni dy herë. Disa hapa të ndërmarra mund t’ju çojnë që të bëni disa zgjedhje të rëndësishme, që do të përfundojnë duke ju ndryshuar jetën.
Ujori
Shfaqini hapur pa frikë ndjenjat e tuaja, sido që të jenë ato. Nuk do të jetë aspak e lehtë t’u fshiheni të tjerëve. Mos kini frikë të mbroni bindjet e juaja, edhe pse e tejkaloni masën. Duke gabuar mësohet.
Peshqit
Mbrëmja do të jetë e shumëngjyrshme nga vizione romantike, falë pozicionimit të hënës në lidhje me Venusin. Përfitoni nga momenti dhe përgatisni një darkë të këndshme. Gjesti juaj do të vlerësohet së tepërmi, mbi të gjitha se kishit kohë që nuk bënit gjëra të tilla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here