Bleu vilën 1.6 milionë euro, zgjerohet çështja e Vlahutin, 1 vit kontratë qiraje kushtoi 96 mijë euro/ DOKUMENTI

0
519

Vijon skandali i blerjes së vilës në kompleksin luksoz nga BE për ambasadoren Vlahutin.

Një tjetër denoncim dhe zbulim kontratë është edhe fakti se përpara se të bëhej blerja prej 1.6 milionë euro e vilës, Vlahutini duhej të paguante edhe 96 mijë euro qera për një vit, pra 8 mijë euro në muaj.

Avokati goxha shkruan në profilin e tij facebook dhe publikon dokumentacionin e kontratës së lidhur mes Flahutin dhe biznesmenit të kompleksit

Statusi i plotë:

 Para se te blehej 1.6 milione euro vila e Vlahutinit duhet te paguheshin edhe 96 mije euro qera.

Eh c’vete c’vete! Para se Vlahutini te blente vilen 1.6 milione Euro beri kontrate qe 1 vit ta mbante me qera me 96 mije euro dhe pastaj ta blente me 1.6 milione euro.

Nuk mjaftojshin 1.6 milione euro por do paguheshin edhe 96 mije euro te tjera qera (8 mije euro ne muaj). Ma kapni pak si eshte caktuar cmimi prej 1.6 milione euro.
“Qiradhënësi këtu i jep Qiramarrësit të drejtën e parablerjes për të blerë pronën e lëshuar me qira dhe Qiradhënësi merr përsipër të mos e shesë pronën e lëshuar me qira gjatë periudhës së kësaj kontrate qiraje (përfshirë çdo afat rinovimi) pa ja ofruar në fillim Qiramarrësit për blerje, me çmimin maksimal prej 1649000 € (një milion e gjashtëqind e dyzet e nëntë mijë euro). Gjatë periudhës së kësaj kontrate qiradhënieje si dhe gjatë secilës zgjatje të saj, Qiramarrësi do të ketë të drejtën të blejë pronën e lëshuar me qira dhe Qiradhënësi merr përsipër dhe garanton t’i shesë pronën e lëshuar me qira Qiramarrësit me çmimin maksimal prej 1649000 € (një milion e gjashtëqind e dyzet e nëntë mijë euro). Kjo shumë mund të rishikohet vetëm në rastin e ndryshimit të Legjislacionit Tatimor të Shqipërisë.”

16252504_1852706701683873_5831714318782705152_o 16179161_1852706725017204_387157415061950207_o 16300148_1852706755017201_8138075479009608067_o 16300398_1852706768350533_7861226110322996915_o 16179146_1852706795017197_6764540339507808791_o 16177689_1852706831683860_3969057508740939135_o 16179633_1852706848350525_6606298555802142019_o 16179248_1852706871683856_8936931111346335884_o 16179851_1852706885017188_4598463155497069158_o

Arsyeja pse kjo histori është bërë aq mediatike dhe aq problem është se delegacioni i BE-së zakonisht nuk blen rezidenca banimi për ambasadorët, por i merr me qera ato. Një tjetër arsye është edhe sepse çmimi i blerjes së rezidencës në fjalë është shumë më i lartë se vlera e tregut në këtë zonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here