Ambasada amerikane revokon vizat për disa gjyqtarë dhe prokurorë

0
202

Ambasada amerikane revokon vizat për disa gjyqtarë dhe prokurorë.

Përmes një njoftimi për median Ambasada e Shteteve të Bashkuara informon se ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë “pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza”.

Ambasada nënvizon se për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ata nuk mund të komentojmë mbi raste individuale.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre” nënvizon ambasada

Më tej thuhet: Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar.

Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here