Tri topsekretet e pamjes së bukur të Melania Trump (Foto)

0
249

Interesimi për zonjën e Parë të SHBA-s, Melania Trump, nuk ndalet për asnjë moment.
Shumica pyesin sesi sllovenia 46-vjeçare arrin ta mbajë trupin e saj në formë dhe cila është rutina e bukurisë së saj.

Para fushatës presidenciale të burrit të saj, Donald Trump, Melania rrallëherë është paraqitur në ngjarje publike dhe nuk ka dhënë intervista për medie.

Pikërisht për këtë arsye, profili i saj në revistën “GQ”, ka shkaktuar interesim të madh të publikut.

Kjo revistë ka zhvilluar intervistën ekskluzive me Melanian, ndërsa për nevoja të shkrimit kanë biseduar edhe me miqtë dhe të afërmit e saj, të cilët kanë rrëfyer për përditshmërinë e Zonjës së Parë të re.

Posaçërisht interesant ishte pjesa ku përshkruhet regjimi i fitnesit dhe bukurisë së saj si dhe tri sekretet e pamjes së bukur për të cilat nuk është ditur deri më sot, përcjell “Zeri.info”.

I pari, ecja me pesha në nyja të këmbëve.

Këto pesha të cilat mund të renditen nëpër tërë trupin, ecjen klasike e shndërrojnë në ushtrime kualitative dhe në të njëjtën kohë mundësojnë forcimin dhe formësimin e muskujve.

E dyta, shtatë fruta në ditë.

Nuk është sekret se frutat janë pjesë e rëndësishme e shujtave të çdo diete dhe pa to nuk ka shëndet të mirë, ndërsa Melania i konsumon çdo ditë.

Dhe e treta, hidratimi i lëkurës.

Ky regjim i pashmangshëm i bukurisë për shumicën e femrave, është shumë i rëndësishëm edhe për Zonjën e Parë të SHBA-s.

Gjatë kësaj interviste Melania ka folur edhe rreth thashethemeve se u është nënshtruar operacioneve plastike dhe ka rritur gjinjtë.

Por ajo i ka hedhur poshtë këto.

“Nuk kam kryer kurrfarë ndryshimesh. Shumë njerëz thonë se kam bërë ndërhyrje të ndryshme në fytyrë. Nuk kam bërë asgjë. Bëj jetë të shëndetshme, kujdesem për trupin dhe lëkurën time. E kundërshtoj botoksin dhe injeksionet. Mendoj se këto i bëjnë dëm fytyrës dhe nervave tuaja. Do të plakem me hijeshi, sikurse nëna ime”, ka përfunduar ajo.

Fjalët kyçe: Melania Trump
Sponsored by Revcontent

From the Web

Generate A High-Quality User Experience with Revcontent
Join Revcontent To Increase User Engagement and Reach
Google AMP Builds a Better User Experience on Mobile
Patch.com Chooses Revcontent for Superior Ad Quality and User Experience
Revcontent Talks The Importance of User Experience
Build a Seamless User Experience in the Mobile World
Recommendations Must Be Thoughtful, Not Random
Google AMP Drives High-Quality User Experience Across the Web
How to Create a Successful Native Advertising Campaign
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here