Shqipëria fantastike në 30 piktura të Eduard Lear sjellë nga Robert Elsie

0
886

A keni ndonjë imagjinatë si mund të ketë qenë Shqipëria jonë në shekullin 19? Atëherë kur nuk kemi asnjë foto që të kenë lënë pas një kujtesë fotografike se si jetonin shqiptarët apo si ishin qendrat e qyteteve që njohim sot. Sado imagjinatë të kemi nuk është mund të jetë kaq e bukur dhe me kaq shumë ngjyra sa Shqipëria dhe shqiptarët e vërtetë që ka parë britaniku Edward Lear.

Ai ka lënë një arkivë të pasur me vizatime nga pothuaj të gjitha qendrat më të njohura qytetare të vendit, por dhe nga fshatra të bukur dhe na krijon me lapsin e tij një tablo se si ishte jeta para gati 2 shekujsh.

Albanologu i njohur Robert Elsie i ka gjetur dhe i ka publikuar një numër të madh të vizatimeve të Lear.

Pikturat janë bërë në Ohër, Manastir, Shkodër, Krujë, Tiranë, Durrës, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Gjirokastër.

“Poeti, piktori dhe udhëtari britanik, Edward Lear (1812-1888), lindi në Highgate (Londër), i njëzeti në një familje me 21 fëmijë. Që në moshë të vogël ishte shumë i dhënë pas pikturës dhe u pagua nga Konti i Derby-t për të pikturuar peizazhe në Mesdhe. Në vjeshtën e vitit 1848 përfundoi rastësisht në Shqipëri, pasi në Greqi kishte rënë kolera. Ambasadori britanik në Stamboll arriti t’i rregullojë dokumentet e kërkuara për të udhëtuar përmes asaj që në atë kohë konsiderohej si zona më e rrezikshme e Perandorisë Osmane. Pasi u nis nga Selaniku, arriti në Manastir më 20 shtator 1848, i shoqëruar nga përkthyesi dhe i dashuri i tij tekanjoz, Jorgo Kokali (Giorgio Cocali, 1817-1883). Që andej ata vazhduan në Ohër, Strugë, Elbasan, Tiranë, Krujë, Lezhë dhe më 2 tetor mbërritën në Shkodër. Pas disa ditësh në Shkodër, u kthyen dhe vazhduan drejt jugut në Berat (14-18 tetor), Ardenicë, Apoloni, Vlorë, në bregun e Himarës (21 30 tetor), Tepelenë, Gjirokastër dhe në Janinë (5 nëntor). Përshkrimet e këtyre udhëtimeve të mahnitshme por shumë të lodhshme u botuan në Journals of a Landscape Painter in Albania &c (Ditarët e një piktori peizazhesh në Shqipëri), Londër 1851, ribotuar si Edward Lear in Albania: Journals of a Landscape Painter in the Balkans, Londër 2008, shqip Edward Lear në Shqipëri: ditar udhëtimesh, 1848-1849, Tiranë 2008. Shumë nga skicat që bëri gjatë  udhëtimeve të tij u përpunuan më vonë si akuarele dhe piktura në vaj dhe përbëjnë një dokumentim  të pakrahasueshëm pamor të Shqipërisë në mesin e shekullit XIX. Edward Lear vdiq në San Remo të  Italisë, ku u varros bashkë me shokun e tij suliot, Jorgo Kokali,” shkruan Elsie. /tesheshi.com/

Apollonia, Fier
Berat, qendër
Berat
Calliope Bonatti, vajza e konsullit anglez me kostum shqiptar. Shkodër
Abdullah Beu i Shkodrës
Gjirokastra, shtëpi
Gjirokastra
Kalaja e Gjirokastrës
Kalaja e Tepelenës
Kavaja
Kostume, Berat
Kruja 1848
Lugina e Shkumbinit afër Elbasanit
Lumi Osum, mali Tomorr
Manastir, Maqedoni
Muret e Durrësit
Ohër, qytet
Pamje e Dukatit, Vlorë
Pamje e Palasës
Pamje e Tomorrit nga Krraba- rruga Elbasan – Tiranë
Pamje nga Vlora
Pamje nga Ohri
Perëndim në brigjet e Himarës
Shkodra, lumi Drin 1848
Shkodra
Tragjas, Vlorë
Ura e Tabakëve, 28 tetor 1848
Veshje në Dukat
Xhamia Sulejman Pasha, Tiranë
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here