Miqësitë e “prishura” të kryeministrave shqiptarë

0
171

Miqësitë dhe pushteti kanë vështirësi në bashkëjetesën mes tyre dhe kjo është e njohur botërisht. Shumë miq dhe bashkëpuntorë të afërt, kur pushteti ka ndërhyrë në mes, ka shkaktuar dhe “prishjen” mes tyre. Kësaj sindrome nuk i kanë shpëtuar as politikanët shqiptarë. Sali Berisha njihej për miqesinë e tij të vjetër dhë konsoliduar me Besnik Mustafajn. Në vitet e vështira të opozitës së PD edhe Spartak Ngjela ishte një nga bashkëpuntorët e tij të afërt. Të dy këta ishin në ato vite edhe kandidatë të PD për bashkinë e Tiranës.

Por pas ardhjes në pushtet të PD-së, Ngjela dhe Mustafaj ishin të parët që u “divorcuan” me kryeministrin e ri. I pari ishte Ngjela që u duk i qejfmbetur nga lënia jashtë në kabinetin qeveritar dhe 2 vite më pas edhe Mustafaj, i cili dha dorëheqjen si ministër i Jashtëm duke lënë pak enigmë arsyet e vërteta që kishin të bënin me prishjen e miqësisë shumëvjeçare mes tij dhe kryeministrit.

Ndërsa Ngjela pak kohë më pas u afrua me opozitën e asaj kohe të drejtuar nga Rama, Mustafaj u tërhoq nga politika duke qenë prezent me shkrime të ndryshme dhe sëfundmi në një lloj afërsie me lidershipin e ri të PD.

Pak a shumë e njëjta situatë ndodhi dhe me Kryeministrin që pasoi Sali Berishën në drejtimin e qeverisë. Pas një bashkëpunimi të gjatë me Ben Blushin dhe pas zgjedhjeve të 2013, u duk qartë se mes Edi Ramës dhe deputetit të qarkut të Elbasanit nuk kishte më vend për bashkëpunim.

Debati në distancë mes tyre kulmoi në një takim të socialistëve në Elbasan, gjë që tregoi qartë ndarjen përfundimtare. Pas kësaj Blushi krijoi një lëvizje të re me emrin “Libra” dhe nuk i ka kursyer kritikat që në krye të heës për mënyrën se si po qeveris Edi Rama.
Më i vështirë për t’u besuar ka qenë “divorci” mes Kryeminsitrit Rama dhe Koço Kokëdhimës. Aq e fortë ka qenë miqësia dhe bashkëpunimi mes tyre sa “superdeputeti” Kokëdhima dhe Edi Rama kishin paralajmëruar dhe pleqërimin së bashku në Vuno.

Por heqja e mandatit dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Koco Kokëdhimën, duket se shkaktoi një krisje të pariparueshme mes dy miqve të vjetër, që në distancë i kursyen sharjet publike, por që në thelb nxitën deputetin e qarkut të Vlorës të shkëputet nga grupi parlamentar i PS dhe të jetë në krye të një lëvizje brenda partisë me emrin “Zgjidhja”.

Nuk dihet nëse mes tyre do të ketë më pajtim pas kësaj, edhe pse një “luftë” në distancë Edi Rama pati dhe me deputetin Tom Doshi, por që duket se mes tyre tashmë mbretëron harmonia.

Fakt mbetet që pushteti dhe miqësia apo bashkëpunëtorët e afërt nuk janë shumë në harmoni me njëri-tjetrin. Kohët kanë treguar se miqtë dhe bashkëpunëtorët ndërrohen apo zëvendesohen kur je në majat e pushtetit. E sigurt është që në opozitë të gjithë palët kanë nevojë për miq, mbështetje dhe bashkëpunëtorë që kur janë në pushtet i kanë më të lehtë për t’i gjetur. /Opinion.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here