Maskë me kafe, për një fytyrë të pastër dhe plot rrezatim

0
873

Kujt i nevojiten maskat e shtrenjta për fytyrë kur mund t’i përgatisim lehtësisht në shtëpi me metoda alternative. Kafja është shumë e mirë për lëkurën, pasi e pastron dhe e bën më të shndritshme. Ajo është ideale për të gjitha llojet e lëkurës.maske per fytyre_kafe

Për përgatitjen e kësaj maske nevojiten këto përbërës:

  • ½ filxhan kafe të bluar organike
  • ½ filxhan me pluhur kakaoje
  • 1 filxhan qumësht
  • 1 lugë gjelle lëng limoni (për lëkurë të thatë provoni vaj ulliri ose bajame)
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

  • Përzieni kafen e bluar me pluhurin e kakaos në një enë.
  • Shtoni qumështin dhe përzieni mirë derisa të formohet një pastë.
  • Shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin.
  • Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të thahet (deri në 20 minuta).
  • Në fund lajeni fytyrën.

1. Kafja e pasuron fytyrën me antioksidues.

2. Kafja përmban kafeinë që mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme ultraviolet.

3. Ajo parandalon daljen e rrudhave dhe ruan elasticitetin e lëkurës.

4. Kafja është e mirë edhe për eliminimin e celulitit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here