Ambasadori shqiptar në Kosovë: Prej 3 muajsh situata me Serbinë e tensionuar

0

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi ditën e sotme një seancë të posaçme pas zhvillimeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë.  I pranishëm në këtë seancë ishte edhe ambasadori shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi i cili në fjalën e tij deklaroi se prej 3 muajsh marrëdhënia mes Kosovës dhe Serbisë është mjaft e tensionuar. Minxhozi theksoi se arrestimi i Haradinaj dhe treni i dërguar nga Serbia i acaruan akoma më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve. “Prej tre muajsh situata në Kosovë është e tensionuar. Muajt e fundit është niveli më i ulët i bashkëpunimit. Arrestimi i Ramush Haradinaj dhe dërgimi i trenit ka acaruar akoma më shumë situatën mes dy vendeve, “ – u shpreh Minxhozi.

Loading...

Në fillim të mbledhjes, kryetarja e Komisionit, Arta Dade përsëri qëndrimin e saj, duke theksuar se  ngjarjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë shënojnë regres, ndërsa treni serb me simbole nacionaliste është një provokim për Kosovën.

Loading...

Lini nje pergjigje