Akuzohet për falsifikim të akteve publike, nis hetimi për kryetaren e Bashkisë së Romës

0

Virginia Raggi, kryetarja e Bashkisë së Romës është vënë nën hetim nga Prokuroria italiane me akuzën e abuzimit të detyrës e fallsifikimit të akteve publike. Raggi do të merret në pyetje më datë 30 janar, pas akuzës për falsifikim, duke abuzuar me postin e saj në emërimin në krye të Departamentit të Turizmit pranë Bashkisë së Romës të Renato Marra, vëllai i ish-kreut të Departamentit të personelit të kësaj komune, Raffaele Marra.

Loading...

Ky i fundit është arrestuar pak javë më parë nga Policia financiare italiane me akuzën e korrupsionit.
Sipas Prokurorisë italiane, kryetarja e Bashkisë së Romës, nuk ka ndaluar kreun e Departamentit të zyrës së personelit të emërojë në krye të Departamentit të turizmit vëllain e tij.
“Jam e qetë, ka komentuar në faqen e saj në facebook kryebashkiakia e Romës, e kam besim të plotë tek drejtësia. Kam informuar mbi gjithçka liderin e Lëvizjes 5 Yje, Beppe Grillo”.
Por deri më tani, Bepe Grillo nuk ka shprehur asnjë koment ndaj kësaj çështje.
Virginia Raggi është zgjedhur në krye të Bashkisë së Romës pas fitores së Lëvizjes 5 Yje në këtë qytet në zgjedhjet lokale të qershorit të 2016.

Loading...

Lini nje pergjigje