Valeri i Big Brother flet për herë të parë për martesën: Prindërit e Madalenës s’më pranonin si dhëndër

0
417

Një prej personazheve më të spikatur televiziv, që pas pjesëmarrjes në reality show-n, Big Brother, Valer Kolnikaj e ka të vështirë të largohet nga vëmendja e publikut.

Pas Big Brother ai ka pjesëmarrjes në spektaklet e vallëzimit, ka provuar veten si model dhe së fundmi edhe si këngëtar në “Këngën Magjike.”

Me gjithë guximin për të provuar gjithҫka i ofron jeta, Valeri ndihet më i sigurt në profesionin për të cilin ka investuar më shumë. Ai vijon të ushtrojë profesionin e mjekut në Malësinë e Madhe, por njëkohësisht nuk do për asnjë ҫast ta largojë vëmendjen nga televizioni, për të cilin, gjithashtu, ka investuar për shumë vite.

Por sot, në programin e pasdites “Rudina” në Tv Klan, Valeri ka qenë i ftuar së bashku me bashkëshorten në programin e pasdites “Rudina”, ku ka treguar për herë të parë historinë e dashurisë dhe peripecitë para saj.

Valeri dhe Madalena u njohën 6 vjet më parë nga miq të afërm të të dyve dhe shumë shpejt e kuptuan që ishin bërë për njëri-tjetrin. Edhe pse kishin një lloj “sigurie” për të ardhmen, kur në mes është Valeri, gjërat nuk mund të kalojnë aq lehtë. Kështu, edhe pas prezantimit, për Valerin gjërat do të vështirësoheshin.
Për Madalenën gjithashtu. Meqenëse Valeri në atë kohë punonte si moderator në televizionin lokal të zonës, Madalena e njihte dhe e pëlqente si personazh: “Unë u dashurova me Valerin që me shikim të parë… Me gjithë pengesat, e vendosa në një farë mënyre. Sigurisht, duke marrë edhe miratimin e familjes sime…” – tregon Madalena.

Valeri shton se familja e Madalenës në atë kohë kishte fituar dokumentet për të jetuar në Itali, por ajo e kishte refuzuar largimin për shkak të Valerit.
Por nuk i harron reagimet e të afërmve që ishin kundër bashkimit të ҫiftit: “Kemi bërë luftë të madhe, sepse i kemi pasur të gjithë kundër. Madje as familjarët e Madalenës s’donin që unë të isha dhëndri i tyre. Nëna e saj ka qenë e sinqertë me mua… Megjithatë, miratimin e morëm nga gjyshi i saj. Ai na dha bekimin dhe e miratoi bashkimin tonë”, – rrëfen Valeri.
Sot, Valeri dhe Madalena janë prindër të një djali 5-vjeҫar, Dario, i cili është një bekim për familjen Kolnikaj: “Dario është gjithҫka për ne, është një fëmijë i adhurueshëm që na ka ndryshuar jetën”- perfundon Madalena.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here