Si ta gjeni motivimin për të dalë për vrap në mëngjes?

0
818
Hand under blanket reaching out for alarm clock, shallow depth of field focus on foreground

Dëshirën për t’u marrë me sa më tepër aktivitet fizik, e kemi të gjitha. Madje, ka pasur edhe nga ato ditë kur realisht kemi planifikuar konkretisht ditën tonë të nisjes së ushtrimit fizik…
Pavarësisht mungesës së kohës, gjithsecila prej nesh, mund t’a sajojë kohën e nevojshme  kur bëhet fjalë për tu marrë më aktivitet herët në mëngjes. Pikërisht prandaj, për hir të gjithë përfitimeve të pafundme që qoftë edhe 30 minuta vrap do të na sjellë, ne po ju japim disa metoda të cilat do ju vijnë në ndihmë që edhe ju të gjeni motivimin dhe “forcën” të ngriheni nga krevati dhe të nisni të luftoni për trupin tuaj!
1. Vëreni celularin tuaj në alarm. Por, mos e lini atë pranë shtrati tuaj. Rekomandohet që ta vendoni atë në një vend ku ju do të detyroheni të ngriheni prej krevatit për ta fikur alarmin. Në këtë mënyrë, nuk do të mbësni e shtrirë duke ja mbushur mendjen vetes tuaj për të hequr dorë nga vrapi, por do ta keni bërë gjysmën e punës më të vështirë duke u ngritur!
2. Gjeni një mikeshë për t’ju shoqëruar. Kur ju arrini të gjeni një “bashkëpunëtor” në këtë ndërmarje të re, do të ndiheni më të “detyruara” ta ndiqni planin si edhe më të motivuara për mos hequr dorë nga ajo cka keni vendosur të bëni.  Edhe ato minuta të shpenzuara më aktivitet, qoftë ajo edhe ciklizëm apo ecje etj, do të kalojnë akoma edhe më bukur dhe shpejtë për ju.
3. “Konkuroni”! futeni veten tuajnë një garë bashkë më mikeshat të cilat do të nisni të bëni vrap. Vendosni një qëllim dhe nje numër të caktuar kilogramësh që duhet të bini për t’u ndjerë sa më tepër të motivuara për ti arritur ato!
4. Merruni me veshjen. Nisni të kombinoni dhe investon edhe në pamjen tuaj. Në këtë mënyrë, ju do të ndiheni më seksi dhe të bukura duke mbajtur veshur veshje stili dhe të përzgjedhura sipas shijes tuaj me kujdes. Ndihuni femër dhe në modë , në këtë mënyrë, do të ndiheni akoma edhe më të motivuara dhe me dëshirë për të nisur sa më parë të dilni për vrap.
5. Përgatisni një mëngjes që një natë më parë. Rekomandohet një mëngjes që do ju japë sa më tepër energji. Ideale janë miksimet e tërshërës me kos ose qumësht dhe me banane apo ndonjë frut tjetër. Përgatiteni atë që një natë më parë në një kavanoz, dhe në këtë mënyrë, kur të zgjoheni, do ta keni tepër të lehtë ta konsumoni atë shpejt e shpejt pa qenë nevoja të nisni të gatuani. Është një mëngjes i shëndetshëm, energjik dhe shumë i shijshëm.
6. Shkarkoni këngët tuaja të preferuara. Këngët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në motivimin dhe arritjen e qëllimeve gjatë një seance ushtrimi fizik. Shkarkoni play list-a të gatshme në rast se nuk keni kohë, të cilat janë posacërisht për stërvitje. Në këtë mënyrë, do ti bëni minutat tuaja më të bukura dhe dinamike!
Mbani mend se, aktiviteti fizik, sidomos ai i bërë që në mëngjes, përveç faktit më të njohur për mbajtjen e trupit tuaj në formë si dhe për çlirimin e stresit, ju vë gjithashtu në punë metabolizmin tuaj, j’u jep energji për gjithë ditën, dhe j’u rrit përqëndrimin dhe produktivitetin tuaj.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here