Seksi oral i lakuriqëve të natës fitoi Ig Nobelin

0
185

Shkencëtarët që dokumentuan seksin oral të lakuriqëve të natës dhe dëshmia se sharjet na bëjnë të ndihemi më mirë, janë disa nga fituesit e sivjetshëm të Ig Nobel, parodisë amerikane për shpërblimet Nobel.

Shpërblimi ‘Ig Nobel’, qëllimi i të cilit është të ironizojë, por edhe të vë në pah disa nga hulumtimet shkencore, çdo vit organizohet nga “Journal of Improbable Research”, ndërsa është themeluar si përgjigje ndaj ndarjes së çmimeve Nobel.

Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve në Institutin Harvard, çmimet e fituesit e Ig Nobelit u ndanë nga fituesit e vitit të kaluar. “Sivjet kemi katër të shpërblyer nga Britania e Madhe”, tha themeluesi i Ig Nobelit, Marc Abrahams.

Ekipi i studiuesve kinezë në krye me Min Tan nga Instituti i Entomologjisë nga Guangdong dhe Gareth Jones nga Instituti në Bristol fituan Ig Nobelin për biologji falë një videoincizimi që dokumenton seksin oral ndërmjet lakuriqëve të natës.

“Hulumtimi ynë është i pari që dëshmon se përveç njerëzve edhe kafshët e rritura bëjnë seks oral”, thuhet në arsyetimin e studiuesve. Ekspertët në fushën e naftës, Eric Adams nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts, Scott Socolofsky nga Instituti “A&M” në Teksas dhe Stephen Masutani nga Instituti i Havajeve, fituan shpërblimin pasi “vunë në dyshim atë besimin e vjetër se uji dhe vaji nuk përzihen kurrë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here