Ministri grek kërkon dënimin e ushtarëve shqiptarë, por i shpëton…

0
471

Në një intervistë për mediat greke ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos ka komentuar për herë të parë publikimin e fotove të ushtarëve në Greqi me simbolin e shqiponjës.

Panos ka kërkuar nisjen e një hetimi të thelluar për këtë çështje dhe ndëshkimin e shtatë ushtarëve që shfaqen në foto, shkruan panorama.

Për zbardhjen e rrethanave ka nisur hetim Gjykata Ushtarake në Janinë, e cila pritet të hedhë dritë mbi atë që ka ndodhur një kampin ushtarak në Missolonghi.

Ministri urdhëroi hetimin dhe identifikimin e përgjegjësve në kampin ushtarak.

“Kam kërkuar marrjen e masave disiplinore, administrative dhe kriminale për përgjegjësit”, tha ministri duke folur për televizionet greke.

“Është diçka e krijuar nga nacionalistët shqiptarë për të dëmtuar marrëdhëniet me Greqinë. Një fenomen i tillë është i papranueshëm për Forcat e Armatosura”.

Por pavarësisht kësaj, shtatë ushtarët nuk rrezikojnë asnjë dënimi pasi nuk kanë kryer ende betimin dhe në bazë të Kodit Kriminal Ushtarak ata nuk kanë bërë asnjë shkelje.image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here