Këngëtari i folklorit turk pohon se është babai i këngëtares Adele (Foto)

0

Një këngëtar i folklorit nga qyteti turistik i Egjeut, Bodrum, Turqi, ka pohuar se është babai i pop yllit britanik, Adele.

Mehmet Asar, 52-vjeçar, pohoi se ai ka pasur një aferë dashurie me nënën e Adele, Penny Adkins, derisa ajo ndodhej në pushime në Bodrum, në qershor të vitit 1987 dhe se foshnja e lindur në maj të vitit 1998 ishte Adele, e ai babi, raporton agjencia e lajmeve “Dogan”.

Asar ka thënë se ai u takua me Adkins në kohën kur ai po punonte si taksist dhe se e kishte ruajtur kontaktin me të për një kohë.

“E dërgova Penny Adkins dhe miqtë e saj në një vizitë në gjirin e Bodrumit dhe Pamukkale, për dy javë. Ajo m’u paraqit si infermiere. E pëlqenim njëri-tjetrin dhe patëm një aferë dyjavore. Ajo e zgjati pushimin dhe u kthye në Angli vetëm pas një muaji. Më pas, ajo erdhi në Bodrum edhe dy herë të tjera dhe qëndroi nga një muaj,” ka thënë Asar.

Ai pohoi se Adkins dëshironte ta merrte atë në Angli.

“Ajo dëshi të më marrë në Angli, por i thashë se doja të qëndroja dhe jetoja në Bedrum… ajo u kthye në atdhe, pastaj. Folëm në telefon disa herë por ishte edhe e vështirë edhe shtrenjtë të bisedoje në telefon në atë kohë. Në fund, ndaluam së foluri,” shtoi ai.

“Data kur unë isha me nënën e saj dhe data e lindjes e Adele përputhen plotësisht,” ka pohuar ai.

Për më tepër, ai pretendon se mes tij dhe Adele ekziston ngjashmëri fizike, duke thënë se gishti i tretë dhe katërt i Adele i ngjan gishtave të tij të bashkuar, ndërsa intonacionet në këngët e saj janë gjenetike./Express/

Lini nje pergjigje