Naftëtari kërcënon me vetëvrasje, deputeti i PD: Asnjë nuk e çan kokën për të

0
173

Deputeti i Partisë Demokratike, Kozma Dashi ka reguar pas ngjarjes në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Fier, ku një punonjës ka kërcënuar se do hidhet nga oxhaku, për shkak të mosmarrjes së pagës prej 4 muajsh.

Përmes një deklarate, deputeti u shpreh se ‘kryeministri Rama, me marrjen e pushtetit, hoqi nga puna 600 punëtorë të rafinerisë, ndërsa askush nuk çan kokën për naftëtarin që tenton të hidhet nga oxhaku’.

“Tani që flasim 150 punëtorë të rafinerisë janë në grevë, pasi nuk i paguajnë sigurimet, ndërsa punonjësi Agim Myrdini, është në majë të oxhakut dhe asnjë nuk e çan kokën për të”- tha deputeti Kozma Dashi.

Punonjësi që ka hipur mbi oxhakun e lartë rreh 40-50 metra quhet Agim Myrdini, 59 vjeç dhe sipas kolegëve ka 30 vjet që punon në UPN. Ai kishte në dorë edhe një shishe benzinë dhe kërcënoi se do t’i vërë flakën vetes, por pas negociatave me familjaret dhe përfaqësuesit e rafinerisë është bindur të zbresë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here