“Kërcënuan” derbin, tifozët e Tiranës tallin ata të Partizanit (Video)

0
154
Tifozet e Tiranes gjate ndeshjes se futbollit, Tirana-Partizani, 2-2, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Selman Stermasi, ne Tirane. /r/n/r/nTirana's fans during the Albanian Super League football match Tirana vs Partizani, 2-2 at the "Selman Stermasi" stadium in Tirana.

Plas ironia në rrjetet sociale pas deklaratës së grupimit “Ultras Guerrils” se rrezikohej zhvillimi i derbit në të ardhmen nëse nuk do të lejohej kthimi i Partizanit në stadiumin “Selman Stërmasi”. “Ashtu siç ne e sollëm derbin dhe rivalitetin ashtu ne e zhdukim!”, ishte fraza e mbështetësve të kuq, të cilës me ironi i janë përgjigjur edhe mbështetësit e Tiranës.

Nga faqja e Facebook, “Tirona Tifo Forum”, vjen propozimi që të kuqtë të hapin edhe uzinën “Enver” apo Bulevardin “Stalin”.

tirona tifo forum

“TË HAPET UZINA “ENVER”

Të dashur miq! Qyfyret që mbërrijnë nga mbetjet e regjimit qyfyr nuk kanë të sosur. Së fundi, mësojmë se tifozët e kuq kanë paraqitur një kërkesë ultimative për të hapur një stadium të quajtur “Dinamo” që në të të luajë Partizani. E ç’kanë më pak skeçet e estradës së qytetit!

Nga ana jonë, ne u sugjerojmë shokëve dhe shoqeve që sistemi na i ka lënë nga pas si qyfyre të gjalla, që krahas hapjes së stadiumit “Dinamo”, të kërkojnë edhe hapjen e uzinës “Enver”, të bulevardit “Stalin” dhe të kombinatit “Mao Ce Dun”.

Nuk na bën përshtypje pohimi në të njëjtën komunikatë se “qyteti u takon atyre që e banojnë”, pasi kjo shkon në linjë të drejtpërdrejtë me parimin “toka i takon atij që e punon”, të dëgjuar për herë të parë po nga etërit e tyre, por na duhet të vërejmë se edhe në bazë të këtij parimi, qyteti nuk u takon atyre, pasi shumica e tyre nuk banojnë në këtë qytet. Jo më kot kanë pohuar më herët se klubi i tyre “nuk njeh vijë të verdhë”, sepse në fakt, prania e tyre në shumicë vërehet veç matanë vijës së verdhë.

Lidhur me kërcënimin se nëse nuk lejohen të luajnë në stadiumin që është marrë në përdorim nga një klub tjetër, do të bëjnë të pamundur luajtjen e ndeshjeve dhe kryeqyteti nuk do të ketë më “derbi”, ne pohojmë se jemi shumë të kënaqur me këtë vendim të shokëve të “njësitit gueril”. Ne e kemi deklaruar prej kohësh vlerësimin tonë se ndeshjet tona me Partizanin nuk përbëjnë as derbi e as përballje sportive, por thjesht përplasje të detyruar me pararojën e agjitacion-propagandës së regjimit qyfyr. Ndaj do të jemi të kënaqur që pas çdo prishjeje të rendit e të sportit përmes “aksionesh” të “njësitit gueril”, të marrim 3 pikët e radhës në tavolinë.

Po ashtu, paralajmërojmë klubin tonë se nëse përkulet përballë kërcënimeve të tilla antisportive dhe hap dyert e stadiumit “Selman Stërmasi” për të tilla organizata komunistoide që nuk kanë respekt as për emrin e Selman Stërmasit, atëherë ne do ta bojkotojmë ndjekjen pjesës së mbetur të kampionatit në stadiume dhe do të vijojmë ta ndjekim atë të organizuar në lagje e sheshe të qytetit, siç kemi bërë më herët, kur na i kanë mbyllur dyert e stadiumeve. Tifozët e Tironës”

Ndërkaq, një tjetër faqe që i përket tifozëve të Tiranës, “Danoçat Tirona Fanatics-D.T.F”, i kanë “qarë hallin” mbështetësve të Partizanit nëpërmjet një pjese nga filmi “Tomka dhe shokët e tij”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here