Flet psikologia/ Punonjësit në administratë ngacmohen seksualisht?

0

. Ardita* është diplomuar para disa viteve për financë, ka marrë statusin e nëpunësit civil në një ministri, ka një curriculum vitae të pasur e megjithatë sa herë ndryshohen drejtuesit ajo ndihet nën presion. Gjithashtu sa herë fillojnë fushatat e zgjedhjeve.

Loading...

Nuk i vjen turp të tregojë se në fakt edhe punën në ministrinë ku është e punësuar e ka gjetur me mik. Biseda me të nis natyrshëm. Ka mbyllur një ditë të zakonshme në punë shteti, por që pas mbledhjes secili prej tyre në grup është sulmuar nga shefi. Fjalia e drejtuesit ështe e zakonshme “Ju ka sjellë partia këtu. A e dini sa të tjerë presin në radhë jashtë kësaj dere, o të paaftë?”

 

Ardita e di se ky është ngacmim moral por as që e ka idene se cfarë duhet të bëjë për të dalë jashtë kësaj situate tensionuese. Sikurse e di se nëse identiteti i saj bëhet i ditur do t’i hapë probleme të tjera. Megjithëse duke qeshur shton “Në fakt e di, duhet të lë punën. Ndoshta në privat nuk është e njëjta klimë. Ndoshta në privat ke dinjitet dhe ata që punojnë nuk kanë frikë të shikohen me dyshim se cili mik i ka sjellë apo cila parti.”

Studimi

Ështe ky një rast i izoluar apo ka edhe raste të tjera në administratën publike? Data 18 janar ishte afati i fundit kur gjithë administrata duhet t’i përgjigjej një pyetësori për ngacmimin moral dhe seksual.

Përmes një emaili të nisur nga kryeministria punonjësit e administratës publike janë njoftuar se qendra LIST me kërkesë të Avokatit të Popullit po kryen një studim për Ngacmimin Moral dhe Seksual në Administratën Publike. Sipas emailit bëhet e ditur se ky studim synon të analizojë prezencën e këtij fenomeni, shkaqet e tij dhe përshtatshmërinë e kuadrit ligjor për mbrojtjen e punonjësve.

Pyetjet kryesore kërkojnë të kuptohet nëse ata/ato që plotësojnë formularin kanë informacion për ngacmimin seksual dhe moral, nëse ekziston në kodin e etikes një ndalim i tillë, nëse janë ndeshur ndonjëherë me një fenomen të tille që nis që nga poshtërimi prej kolegëve dhe eprorëve deri tek bullizmi dhe cilat mund të jenë shkaqet që të ekspozojnë përpara një fenomeni të tillë

Ngacmimi seksual

Psikologia në gjykatë Valbona Treska mendon se aktualisht ngacmimi seksual është më problematiku në administratën shtetërore. Ajo ka ndihmuar disa gra të cilat kanë kërkuar asistencë psikologjike dhe kanë preferuar të heshtin.

“Rastet e ngacmimit seksual në punë janë vështirë të raportohen. Në pjesën më të madhe viktimat mbeten të paidentifikuara, si pasojë e frikës dhe ndjenjës së lartë të turpit e të vetëfajsimit që ato përjetojnë. Vetë viktima për shkak edhe të mentalitetit shoqëror, zgjedh të ‘zgjidhë’ në heshtje këto situata e të mos raportojë në organet e drejtësisë apo edhe në familje.”

Psikologia Valbona Treska

Psikologia Treska punon prej 12 vitesh si psikologe pranë gjykatave. Ajo thotë për Citizens Channel se rastet e ngacmimit seksual në punë të cilat ka trajtuar gjatë këtyre viteve janë të referuara nga persona shumë të ngushtë të viktimës (kryesisht motër apo shoqe e ngushtë), apo nga vetë viktima dhe rasti ka mbetur tepër konfidencial.

Sipas saj shoqëria shqiptare dhe autoritet shtetërore duhet të inkurajojnë ato gra dhe vajza të cilat ngrenë zërin ndaj ngacmimeve seksuale. Nëse i referohemi kuadrit ligjor ngacmimi seksual klasifikohet tek veprat penale, ndërsa dëmi moral i shkaktuar si pasojë e paragjykimit, diskriminimit etj parashikohet nga Kodi Civil.

“Kur them konfidencial kam parasysh që është trajtuar vetëm nga psikologu dhe viktima nuk ka bërë asnjë denoncim për viktimizuesin. Është e vështirë të identifikohen viktimat e ngacmimit seksual në punë, vecanërisht në vendin tonë. Së pari, pasi njerëzit nuk janë të vëmendshëm të kuptojnë ndryshimet që përjetojnë koleget (po i referohem femrave), veçanërisht në vendin tonë. Së dyti, pasi ngacmimi mbetet kryesisht në raport mes dy njerëzve, pra viktimës dhe viktimizuesit të cilët shfaqen diskretë dhe, secili për arsyet e tij, nuk bejnë të ditur situatën. Së treti, dhe ajo që është më e rëndësishmja, sepse vetë viktima nuk e denoncon ngacmimin.”

Dëmi moral

Puna si psikologe pranë gjykatave e ka bërë që të punojë me persona të cilët janë ndjerë të fyer në punë, janë ndjerë të keqtrajtuar, të nëpërkëmbur, të paragjykuar, të diskriminuar, (veçanërisht nga eprorët), të gjitha këto elemente të cilat kategorizohen tek shkaktimi i dëmit moral me pasojë ndryshimin e cilësisë së jetës.

“Më lejoni të veçoj rastin e një nëne të re nga Tirana e cila si pasojë e qëndrimit me orë të gjata në punë dhe e mosdhënies së lejes së paralindjes në kohë, humbi foshnjen në muajin e nëntë të shtatzanisë. Zonja në fjalë kërkoi dëmshpërblim moral nga punëdhënësi për humbjen e pësuar.”

Na është thyer veshi me shprehje të tilla si diskriminim, keqtrajtim në punë etj, dhe ndonjëherë në si shoqëri nuk i japim rëndësinë e duhur, por sipas Treskës kjo gjendje sjell pasoja të dëmshmë për individët.

“Të jeni të bindur që një individ i cili përjeton këto situata në vazhdimësi dhe nuk merr ndihmë, rrezikon të përjetojë ankth, të vetëizolohet, të ketë ulje të vetëvlerësimit, frikë për të ardhmen, pasiguri dhe një sërë elementesh të tjerë, të cilët vijnë si pasojë e situatave stresuese, që në disa raste mund të kthehen edhe në traumatike e të ndikojnë akoma më thellë në personalitetin e tij.”

*Ardita është emri i përdorur nga Citizens Channel për të ruajtur identitetin e vërtetë të vajzës

 

 

 

 

 

 

////////

 

Të ardhurat nga “pasuria”

 

A do funksionojë kadastra fiskale pa përfunduar legalizimi?

 

 

Në një kohë kur procesi i legalizimeve po vazhdon prej vitesh, akoma nuk dihet kur do të jetë fundi i tij. Por qeveria pretendon që së shpejti të bëjë efektiv një tjetër proces, atë të kadastrës fiskale. Por si do të funksionojë kjo kadastër në një kohë kur një pjesë e madhe e ndërtimeve, banesa apo objekte tregtare nuk janë të regjistruara. Gjithashtu taksimi mbi pasuritë rezulton me evazion të lartë fiskal, edhe për shkak të informalitetit që e shoqëron sektorin. Por, duke pasur parasysh mos mbledhjen e kësaj takse, në një kohë kur ndërtimi, gjatë viteve të fundit ka qenë dhe sektori më i zhvilluar, lë shumë hije dyshimi që evazioni në këtë pikë është i madh.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga taksa e pasurisë, që mblidhet nga pushteti vendor, nuk kanë qenë në masën e planifikuar. Kështu, për 11-mujorin e këtij viti janë mbledhur në buxhetin e shtetit, nga kjo taksë, vetëm 4.3 miliardë lekë ose 179 milion lekë më pak se planifikimi. Por, a është mbledhur deri tani taksa e pasurisë nga pushteti vendor, dhe a ka kapacitete për ta mbledhur atë? Referuar viteve të mëparshme konstatojmë se taksa e ndërtesës, akoma nuk është përvetësuar nga “kultura fiskale” e pjesës më të madhe të qytetarëve shqiptarë. Ndërkohë, për të rritur nivelin e të ardhurave në buxhetin e shtetit nga taksa e ndërtesës është hedhur ideja që në faturën e energjisë apo ujit të konsumatorëve, mund t’i bashkëngjitet si detyrim për t’u paguar edhe taksa për banesat.

 

/////////

 

Anulohet vendimi për kolaudimin e automjeteve frigoriferike

 

 

Qeveria shqiptare anuloi një vendim të vitit 2012  për kolaudimin e automjeteve frigoriferike njohur si “Kontrolli i  Brendshëm i mjeteve me ushqime delikate  gjatë transportit ndërkombëtar” pas një këmbëngulje të “Qendrës së Eksporteve Shqiptare”. Alban Zusi president i “Qendrës së Eksporteve Shqiptare” u shpreh se: “Ky standard kolaudimi që u tentua të aplikohej, nuk është i aplikuar në shumicën e vendeve të BE-s dhe as në SHBA, prandaj ishte absurde implementimi në Shqipëri.  Fatura që biznesi duhet të paguante për këtë shërbim të panevojshëm shkonte rreth 5 milion euro në vit. Kjo do të shkarkohej e gjitha në kurriz të konsumatorit pasi kjo kosto do të reflektonte në rritjen e çmimeve të prodhimeve ushqimore vendase. Industria ushqimore shqiptare, do të bëhej më pak konkurruese po për të njëjtën vlerë krahasuar me vendet fqinje të cilat nuk e aplikojnë këtë standard” u shpreh Zusi. Gjithçka nisi në muajin Gusht 2016  kur  Inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)  ndalonin,  kamionët duke i paralajmëruar  se nga 1 shtatori 2016, zbatohet  një procedurë e re kontrolli për automjetet me temperaturë të kontrolluar. Kontrolli iu dha në formën e koncesionit  një kompanie private me një pikë të vetme kolaudimi për të gjithë Shqipërinë, nga ku  kosto e procedurës ishte 40 000 – 60 000 LEKE. Kompanitë që operojnë me produktet ushqimore kërkuan ndihmë pranë “Qendrës së Eksporteve Shqiptare”. Ata e  quajtën  këtë procedurë abuzive dhe aspak të drejtë pasi vetë  kanë investuar miliona euro për prodhimin dhe transportin sipas kushteve të duhura të produkteve. Departamenti juridik i “Qendrës së Eksporteve Shqiptare” për zgjidhjen e këtij problemi në periudhën kohore Gusht 2016-Janar 2017 nisi një komunikim intensiv me  Zyrën e Kryeministrit Rama, Ministrinë e Transporteve dhe atë të Ekonomisë.

 

Loading...

Lini nje pergjigje