Zjarr i fuqishëm në një rafineri nafte, evakuohen 3000 banorë

0
284

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një rafineri nafte në qytetin e Aridi, në jug të ishullit japonez Honshu para mbrëmjen e djeshme.

Sipas mediave vendase tymi i dendur ka mbuluar zonën ku ka shpërthyer zjarri, ndërsa shërbimet e zjarrfikësve në vendngjarje po tentojnë të shuajnë flakët e mëdha të zjarrit.

Për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme, autoritetet lokale kanë urdhëruar evakuimin e rreth 3000 banorëve të zonës.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në qytetin e Aridi, ndërsa paraprakisht nuk ka informacione për të plagosur apo viktima.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here