E mallkuar nga babai që në lindje, martesat e dështuara e djali që donte ta therte, historia rrëqethëse e Kimetes

0

Ka qenë një mesazh tejet i fortë, që pasoi një histori rrëqethëse e treguar nga buzët që i dridheshin kësaj gruaje që shihni në foton më poshtë. Quhet Kimete, nga Shkodra, dhe drama e jetës së saj nis që në lindje. Ishte vajza e fundit që lindi në familje, por babai donte djalë.

Loading...

Asaj i shprehu një mallkim, e la një muaj tek fqinja, deri sa më në fund e pranoi në shtëpi.

 

 

Ajo dashurohet me një djalë, i cili e rrëmbeu, e mes peripecive të shumta, nga kërkimi që nisi me polici i ati, e deri tek pranimi sërish në shtëpinë e prindërve, Kimetja rrëfeu se nga kjo martesë mban mend vetëm 6 muajt e vetëm të jetës së saj, kur në fytyrë kishte buzëqeshje dhe lumturi.

“Pas 6 muajsh, të vetmet që unë mbaj mend në jetën time të kem qenë e lumtur, nuk e di besoni ju apo jo, por na bënë nnë magji të fuqishme, dhe bashkëshorti im u bë i dhunshëm, agresor, flija me vjehrrin dhe vjehrrën në një dhomë dhe ai flinte vec. Pas një viti, erdhi më mori vëllai”, tha ajo.

Por këtu nis drama e dytë e Kimetes. Pas disa javësh që ishte kthyer në derën e prindërve, babai e marton me një burrë 22 vite më të madh, “shkruan Panorama”.

Ai e kishte mashtruar, kishte treguar se ishte në gjendje, por në Korcë kishte vetëm një dyshek me kashtë…

“Aty ngrita kokën lart dhe thashë ‘Zot i madh, ku bie Shkodra prej këtu’, rrëfeu tek e “E diela Shqiptare” Kimetja.

Bashkëshorti i saj është zhdukur vite me parë pa lënë gjurmë. Ndërkohë me të birin është detyruar të bëjë atë që një nënë kurrë s’do kishte dashur ta bënte: ta denocojnë në polici sepse ai është i dhunshëm, sa që një herë ka dashur ta therë dhe skena është parë edhe nga e bija e cila është bërë heroina e familjes.

Ajo edhe pse vetë është e ndarë dhe ka dy fëmijë, ka vendosur që jetën t’ja përkushtojë familjes së saj. Nënës, vëllait të sëmurë, vetes dhe dy fëmijëve të saj.

Kimetja e kishte thirrur të bijën për t’i kërkuar që këtej e tutje të mendonte për veten e saj, sepse ka vuajtur edhe më shumë se vetë ajo, por e bija tha se nuk do të hiqte dorë prej tyre!

Loading...

Lini nje pergjigje