Tragjedia e delfinëve në Florida, qindra të bllokuar e të ngordhur

0

Një tragjedi e re për delfinët, ku rreth njëqind prej tyre janë bllokuar e kanë ngordhur në brigjet e Monroe County të Floridas. Ky lajm është konfirmuar nga NOAA.
Sipas tyre ky është një rast i rrallë, i cili ka rritur ndjeshëm vdekshmërinë e delfinëve, rritje kjo q ënuk kishte ndodhur ndonjëherë në Florida. Pikërisht fluturimi mbi këtë zonë të Floridas, ka bërë të mundur dhe gjetjen e dëlfinëve të bllokuar.
Ekipet e shpëtimit janë përpjekur për ti sjell ende të gjallë në ujë këta delfinë, por që nuk ka qenë e suksesshme, shkruan standard.al.
Gati 80 prej delfinëve janë gjetur të ngordhur, por ende ka shpresa se mund të rezultojnë disa të gjallë dhe për këtë arsye ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet. Kjo specie bashkohet në grupe me numër të vogël, por ndonjëherë shkon deri në 300 numri i një grupi. Pikërisht në këtë grup ndodheshin më shumë se 100 delfinë, të të dyja gjinive.
Situatat në këto momente është një mister i vërtetë, sepse ende nuk është identifikuar shkaku o këtij bllokimi që ka rezultuar fatal për një numër të konsiderueshëm delfinësh.
Mendohet se shkaku i këtij bllokimi mund të ketë qenë batica e ulët, por ende nuk dihet arsyeja se përse një numër kaq i madh ishtenë afrësi të bregut. Dy raste të ngjashme ku delfinët janë bllokuar në një zonë të caktuar dhe më pas kanë ngordhur kanë qenë ato të vitit 1986 dhe 1989. Pikërisht dhe ndodhia e fundit i ka shtyrë shkencëtarët të vazhdojnë me kërkimet e tyre për të kuptuar arsyet se përse po ndodh kjo gjë me delfinët. Mendohet që një përgjigje e saktë të vijë para se të ndodhin ngjarje të tjera të tmerrshme, nga të cilat rrezikohet zhdukja e një specie të gjallë.

Loading...

Lini nje pergjigje