Protesta e AK/ Policia tërheq zvarrë protestuesin përpara kryeministrisë (VIDEO)

0

Protesta që AK mbajti ditën e sotme për 21 janarin, përpara Kryeministrisë degjeneroi në sharje dhe dhunë mes protestuesve e policisë. Gjatë protestës protestuesit kanë hedhur dhe fishekzjarre, duke kërkuar të bëhet sa më parë drejtësi. Kjo ka sjellë nga ana tjetër reagimin e policisë dhe Forcave Shqiponja, ku këto të fundit janë filmuar duke tërhequr zvarrë një protestues, ndërkohë që u thuhej se është i sëmurë.

Loading...

Videoja e tërheqjes zvarrë në mes të Tiranës dhe në mes të ditës është shpërndarë nga kryetari i kësaj Aleance Kreshnik Spahiu, i cili paralajmëroi se nëse deri me 2 mars nuk vendoset drejtësi për ata familjarë dhe për të gjithë Shqipërinë, atëherë do të dalin në shesh jo me fishekzjarre, por ndryshe.

Policia arrestoi ditën e sotme katër protestues, ku njëri mendohet të jetë i riu që shihet në video që po tërhiqet zvarrë.

Foto gjatë protestës:

sdgdsgsdgdfg xzvxcvxcvc xzvcxvxcv 16142315_10212118402256205_6698254127364092691_n 16142534_10212118400096151_4537756509233814197_n 16142881_10212118398056100_5600734591094706567_n 16114202_10212118401576188_3965159737001503357_n 16114323_10212118402416209_6011754291302353226_n 16114744_10212118396816069_6208580015329369792_n 16115057_10212118400616164_4583320408921484874_n

Loading...

Lini nje pergjigje