Nuk i binden urdhrit të policit, arrestohen me drogë 2 të rinj

0
169

Dy të rinj janë arrestuar pasi ndërsa kishin një sasi lënde narkotike në automjet kanë refuzuar t’i binden urdhrit të policisë për t’u ndaluar.

Ardit Tirja, 22 vjeç, banues në Kurbin dhe Leo Meta, 25 vjeç, banues në Krujë janë dy të rinjtë e arrestuar.

Ardit Tirja duke drejtuar mjetin tip Benz në qytetin e Laçit ndërsa Leo Meta ishte pasagjer, nuk i është bindur urdhërit të policisë për t’u ndaluar.

Pasi janë kapur dhe ndaluar më pas nga policia, gjatë kontrollit të ushtruar në mjet në xhepin e pasagjerit është gjetur dhe sekuestruar 3.20 gr. kanabis në dy qese farmaceutike si dhe është konstatuar se drejtuesi i mjetit Ardit Tirja nuk kishte leje drejtimi.

Në ngarkim të shtetasit Ardit Tirja janë veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” ” Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt pa leje drejtimi” dhe ” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit së policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 283/2, 291 dhe 242 të Kodit Penal.

Në ngarkim në ngarkim të shtetasit Leo Meta është vepra penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here