Debati me Fugën/ Rama gjen rrugën më të pamenduar për tu afruar me Trump, “shkes” Klosi e Bushati

0

Në SHBA u zhvillua dje ngjarja e madhe e betimit te Presidentit Donald Trump, e cila u përcoll me interes në të gjithë botën. Donald Trump u bë zyrtarisht presidenti i 45-të i Amerikës. Kjo ceremoni inaugurimi bëri jehonë në të gjithë botën, dhe jashtë kësaj pjese nuk mbeti as Shqipëria. Disa lider shqiptar udhëtuan drejt SHBA-së për të ndjekur nga afër ketë ngjarje . Specifikisht ata që shkuan në ceremoni ishin kryeparlamentari Meta, kryedemokrati Basha, kreu i PR-se Mediu, por edhe zyrtar të tjerë si deputeti Ervin Bushati, apo ministri Blendi Klosi.

Loading...

Ndërsa kryeministri Rama “refuzoi” të shkonte në inaugurimin e dikujt që e kishte sharë dhe nuk akuzuar si fakteqësi pë SHBA (e vërteta është që nuk mori fare ftesë). Në fillim tek kryeministri nuk shihej ndonjë shenjë mërzie lidhur me mos pjesemarrjen e tij në momentin historik të inaugurimit të Trump. Rama ishte në Singapor, duke i treguar kritikëve te tij se ka shumë miq nëpër bote (dhe nuk interesohet fare për Trump-in). Shumë lider në Shqipëri me mjete të ndryshme komunikimi bën urimin e tyre për Donald Trumpin, por Rama jo. Prej tij nuk ka asnjë reagim në lidhje me Amerikën ditët e fundit (tregon që është mërzitur shumë që nuk e ftuan).

Rama duke heshtur la të kuptohej që e kishte kuptuar gabimin e para disa muajve, kur tha se Trump është e keqja e Amerikës. Deklaratat që ai bëri para disa muajve, sipas disa “gojëve të liga” pranë “mediave të kazanit” thonë se kanë qenë të sponsorizuara (Sorosi është ai që e ka nxituar, ose urdhëruar më saktë). Që nga ato deklarata ka kaluar shumë kohë (kohë e nevojshme për të reflektuar), dhe Rama duket se e kuptuar se çfarë ka thënë dhe nga ai po shfaqen shenja pendese. Kjo tregohet nga disa lëvizje të tij ditët e fundit. Blendi Klosi dhe Ervin Bushati janë pjese e levizjes se pritshme të Ramës.

Sipas burimeve ende të pakonfirmuara plani është shumë i qartë. Ky plan përmban disa pika dhe mësohet se është hartuar nga “mentori” kryeminstrit Fuga ( Endri, jo profesori). Ideja gjeniale e tij ishte që të fuste mik Klosin dhe Bushatin, duke i ridërguar në Amerikë për të pajtuar Ramën me Trumpin. Mësohet se në fillim kjo gjë është kundërshtuar me ngulm nga “lideri global”, sepse nuk pranonte që të kërkonte favore nga vartësit e tij. Por më pas duke e parë si mundësi të vetme pranoi (pasi Fuga i sqaroi se kjo do të dukej si një shenjë autoritare dhe ulje përpara vartësve).

Në planin sekret sipas burimeve shkruhej: “Do të shkoni në Amerikë ditët në vijim dhe do synoni të zhvilloni disa takime me pjesëtarë të stafit të Trump (duke qenë se Klosi e Bushati ishin në inaugurim dhe e krijuan disa njohje). Do të takoni stafin e Trump dhe do ti kërkoni falje për deklaratat e kryeministrit. Do të thoni se ato deklarata ishin të sponsorizuara nga Soros dhe do ta shani me “fjalor shpie” miliarderin 86 vjeçar për tu dukur sa më të besueshëm”.

Plani ka dhe disa pika të tjera që janë shumë sekrete ( burimi nuk preferoi t’i bënte publike). Por të gjithë ata që kanë menduar se Rama gjithë këto kohë ka ndenjur kot, ja kanë futur kot. Kryeministri ka punuar dhe po punon underground për të arritur të rregulloj marrëdhëniet me Trumpin (sepse Amerika është aleati ynë strategjik)./standard.al

*Rubrika “Pikante” i trajton lajmet apo zhvillimet e ditës me pakëz sarkazmë, ironi e nota humori

Loading...

Lini nje pergjigje