Botkuptimet fetare mbi krijimin e gjithësisë

0
388

Në burimet fetare gjenden  të dhëna të dryshme mbi krijimin e gjithësisë. Të dhënat e Dhjatës së Vjetër dallojnë nga ato të Kur’anit. Në këtë të fundit nuk është e qartë se kur është dhënë urdhëri për krijim, në fillim, në mes apo në fund. Sipas Dhjatës së Vjetër fillimi ka qenë i zbrazët, përkatësisht nuk ka pasur asgjë. Në këtë kohë ka ekzistuar një erësirë dhe një kaos që nuk mund të jepet ndonjë sqarim. Sipas këtij burimi, zoti në fillim krijoi dritën duke e ndarë nga erësira. Në këtë mënyrë paraqitet dita dhe nata. Kjo pra ndoddhi ditën e parë kur Dielli dhe hëna akoma nuk janë të krijuar. Në ditën e dytë krijohet qielli, kurse në të tretën lagështia dhe thatësira. Tani paraqitet edhe ndarja e tokës nga deti. Pas kësaj paraqiten bimët. Ditën e katërt krijohen Dielli, Hëna dhe yjët. Bota e gjallë paraqitet ditën e pestë. Dita e pestë është e rëndësishme se tani Zoti e krijoi Adamin me fytyrën e tij. Dhe në fund ditën e gjashtë Zoti pushoj. Këto ishin disa të dhëna në dokumentin fetar Dhjata e Vjetër. Mirpo, nga ana tjetër, të dhënat e Kur’anit disi janë të kundërta. Sipas këtij dokumenti të shenjtë, Allahu nuk lodhet dhe nuk ka nevoj për pushim. Afërsia në mes këtyre dokumentave të shenjtë ekziston në atë se, edhe sipas Kur’anit krijimi është bërë në gjashtë periudha. Sipas Kur’anit, kur Allahu dëshiron që diçka të bëhet, thotë vetëm një fjalë “bëhu”. Në Dhjatën e Vjetër mund të shihet edhe për krijimin e njeriut, ku thuhet: “Zoti Ademin e krijoi në pamje të Vet”. Mirpo në Kur’an një shprehje e tillë nuk mund të shihet, sepse aty në ajet thuhet “Nuk ka asgjë të ngjashme me Të”. Ekziston mendim i përgjithshëm për krijimin e njeriut (në fenë islame, në krishterizëm dhe në hebraizëm), se njeriu i parë është Ademi. Ademin dhe bashkëshorten e tij Allahu i zbriti në tokë pasi aty i krijoi kushtet për jetesë. Megjithatë, në shkallën e sotme të diturisë shkencore, thuhet në dokumentat fetare, akoma nuk mund të caktohet mënyra e kësaj zbritje.

Sipas dokumentave të shkruara fetare gjithësia ndahet në : qiell, tokë dhe nëntokë. Këtij rregulli të ndarjes i përsahtatet edhe triniteti i hyjnive. Për leximin e hyjve dhe kuptimin e gjithësisë kanë qenë të intersuar qysh babilonasit e vjetër. Qysh në kohët më të herëta ky popull ka pasur njohuri për lëvizjen e yjve. Pastaj, sipas lëvizjeve të yjve ata i kanë llogaritur shtatë ditët  e javës dhe 365 ditët e vitit. Ditët e javës iu përshkrohen zotave. Dita e enjteështë Marduku, i cili llogaritet si Jupiter; Nebui është Merkuri ose e mërkura; Nergali është Marsi ose e marta;  Ninurtai është Saturin ose e shtuna; Ishtari është Venusi ose e premte. Dita e dieli i takon Diellit, kurse e hëna Hënës. Kulturën e vjetër të Mesopotamisë më vonë e kanë përvetësuar grekët dhe romakët.

Nga kjo çka u fol më lartë mund të shihet se botkuptimet mbi fenë tek njeriu janë shumë të vjetra. Njeriu qysh me paraqitjen e tij ka filluar të zhvillojë një ide mbi të besuarit. Kjo ide vazhdimisht me kalimin e kohës është zgjeruar dhe përsosur. Me rritjen e numrit të popullatës botërore, me ndarjen e njeriut në grupacione të ndryshme, me zgjerimin e ekumenës dhe me ekzistimin e kushteve të ndryshme natyrore në rruzullin tokësor, filluan të paraqiten besime, krahas me të edhe fe të ndryshme. Ndërkaq edhe pse ekzistojnë besime të ndryshme në gjeohapsirë, përsëri ekziston një e përbashkët. Ai është Zoti (Allahu). Që të gjitha fetë janë në konstatim se ekziston vetëm një perëndi dhe të gjithë duhet t’i besojnë asaj. Madje mund të shihet se tri fetë kryesore që përfaqësojnë numrin më të madh të popullatës botërore (Islamizmi, Krishterizmi dhe Hebraizmi) janë paraqitur në Lindjen e Afërme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here