Tragjedia në Itali, nëna e bijë nën rrënoja për 43 orë. Thirrja: Kam vajzën aty poshtë, ma shpëtoni

0

Vijon operacioni në Abruzzo, aty ku një ortek dëbore ra mbi një hotel, ku ndodheshin 36 persona. Ndërsa janë nxjerrë 6 persona të gjallë, mes tyre 2 fëmijë, TGCOM sjell historinë e një nëne që mbijetoi bashkë me të bijën 43 orë nën rrënjoja.

Nënë e bijë janë nxjerrë nga rrënojat e asaj që ka mbetur nga hotel Rigopiano.

Alarmi i parë i ortekut u dha nga Giampiero Parete në orën 17.40 të së mërkurës 18 janar, dy ditë më parë.

hoteli itali 2

Ndërkohë forcat e emergjencës po kërkojnë një vajzë të vogël. Është gruaja e Giampiero Parete, i cili ishte jashtë kur orteku ra mbi hotel, e cila është nxjerrë sot nga hoteli që ndodhet i mbuluar nga bora bashkë me një prej fëmijëve, djalin, por vajza ka mbetur brenda. “Shkoni tek vajza ime, është në dhomën ngjitur”, ju ka thënë ajo forcave të shpëtimit, që aktualisht janë duke kërkuar për të.

itali hoteli

TË MBIJETUARIT NDEZËN ZJARR

Sipas mediave italiane të mbijetuarit e Hotel Rigopiano për të qëndruar gjallë, ndezën zjarr. Shpëtuesit thanë se ndjenin erë tymi që dilte nga hoteli. Ata ishin të gjithë në hapësirën e kuzhinës.

“Kemi shpresa për të gjetur persona të tjerë gjatë”. Kështu ka deklaruar një prej punonjësve të emergjencës.

hoteli itali 3

Lini nje pergjigje