Kamera, iPhone, revole dhe thika, ky është djali që kalon ditën nën ujë duke gjetur thesaret e humbura (VIDEO)

0

Njihuni me Jake Keller, entuziastin që qëndron shumicën e kohës nën ujë dhe kujdeset për ambientin. Ai është “gjuetar” i thesareve të humbura në Columbus në Georgia.

Loading...

Deri më sot ka arritur të gjej tri kamera GoPro, një iPhone, një revole (të cilën ia ka dorëzuar policisë) dhe dhjetëra thika.

Jake pastron lumenjtë e mbushur me mbeturina, por u ndihmon edhe peshqve që kanë ngecur në shkopin e peshkatarëve. Ai çdo ditë qëndron nën ujë.

Sa i përket vetes, thotë se është “gamer”, surfer, piktor, mirëmban një kanal zyrtar në YouTube dhe kërkon thesaret e humbura nën ujë.

Loading...

Lini nje pergjigje