Hetuesi privat zbulon sekretet: Si të zbuloni nëse partneri iu tradhton

0
234

Investiguesi privat Leon Hart, duke folur për britaniken “The Independent”, tha se intuita e një femre është shumë rrallë herë e gabuar.

Të njëjtën gjë e pohon edhe një tjetër hetues me bazë në New York, i cili shprehet se çdo femër që ka shkuar tek ai me dyshimin se partneri e tradhtonte, kishte të drejtë.

“Kur vijnë tek unë, ato e dinë gjithmonë, por thjeshtë duan prova”, tha Miguel Rodriguez për Bravo TV.

“Duan gjithmonë që t’i besojnë bashkëshortëve të tyre, por e dinë të vërtetën dhe duan ta provojnë. Kjo do t’i japë atë për të cilën kanë nevojë, prova. Fotot, videot nuk gënjejnë”, thotë ai më tej.

Ndaj nëse keni dyshime, sipas Rodriguez shihni për këto të tregues:

  • Mungesë interesi për marrëdhënie intime
  • Pëshpëritje në telefon
  • Më shumë mbrëmje jashtë me miqtë
  • Ndryshim të fjalëkalimit të kompjuterit apo telefonit
  • Një histori e pastruar në mënyrë të vazhdueshme të lundrimit në internet
  • Më shumë kohë jashtë shtëpisë
  • Të ardhurit në shtëpi vonë
  • Aroma e parfumit

Nëse një mashkull e ka bërë një gjë të tillë për tre – katër javë me radhë, sipas ekspertëve gjasat janë që po ju tradhton.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here