Zhan d’Ark, si e ndryshoi fatin e Francës me profeci

0
435

 

Në fakt, në rrjedhën e historisë ka pasur mungesë grash si udhëheqëse ushtarake, ndaj pak prej tyre kanë mundur ta ndryshojnë historinë me mjete ushtarake. Në kohën kur zhvillohej Beteja e Harengave (Francë, 1428) një vit aspak i mirë për Francën, një vajzë fshatare në Shampanjë dëgjonte zëra dhe shihte vegime. Ishte tepër e shkujdesur, jashtëzakonisht fetare derisa mbushi 13 vjeçe – mosha kur filluan t’i flasin zërat. Ajo thoshte se zërat vinin nga Shën Mikeli, Shën Katerina dhe Shën Margarita, të cilët më vonë arriti t’i shihte. Quhej Zhan d’Ark. Studiuesit bashkëkohorë thonë se apostrofi është një gabim gramatikor. Emri i saj i vërtetë ishte Jehanne (shqiptimi i vjetër i Jeanne) Darc. Zërat i thanë se Zoti kishte një mision të veçantë për të. Ndërsa rritej, zërat bëheshin më specifikë. Kur u bë 16 vjeç, zërat i thanë se duhej të ndihmonte Delfinin (djali më i madh i mbretit të Francës, përdorej si titull nga 1349-1830). Ata i thanë të takonte Delfinin. “Çojeni në shtëpi tek i ati dhe fshikullojeni mirë”, urdhëroi ai. Mirëpo zërat u bënë më këmbëngulës. Karli e priti në mes oborrtarëve. Ai ishte veshur thjesht, jo si princ. Zhan nuk kishte parë kurrë ndonjë pikturë të tij, por e gjeti mes tyre dhe i tha diçka të fshehtë. Ai ngarkoi një panel të madh peshkopësh dhe studiuesish për ta ekzaminuar. Ata i thanë se mund t’i besonte. Delfini e vuri në krye të ushtrisë dhe i dha një shpatë. Zhan d’Arka iu lut që t’i jepte një shpatë të vjetër dhe të fshehtë, e groposur pas altarit të kishës së Shën Katerinës, në Fierbua. Njerëzit e delfinit gërmuan pikërisht në vendin ku tha Zhan se ndodhej shpata. Kur u bashkua me ushtrinë, Zhan vendosi të vishte rroba burrash për të mos rënë në sy, si dhe për t’u ndier më praktike. Në 22 prill 1429 Sër dë Rotsler i shkroi një letër dikujt në Bruksel, në të cilën shkruante se “virgjëresha” kishte parashikuar se: …Ajo do ta shpëtonte Orleanin dhe do t’i detyronte anglezët ta ngrinin rrethimin, se ajo vetë do të plagosej nga një shtizë në një betejë para asaj të Orleanit, por nuk do të vdiste, dhe se verën e ardhshme mbreti do të kurorëzohej në Reims…, si dhe gjëra të tjera që mbreti i mban të fshehta,shkruan standard.al.

Letra u çua në Bruksel, para se këto parashikime të vërtetoheshin.

Zhan udhëhoqi betejën në Orlean (1429). Gjatë një sulmi mbi një fortesë tjetër angleze, atë e plagosi një shigjetë. Nuk mund ta mbante dot vetë flamurin, por ngarkoi një ushtar që ta ngrinte atë mbi mur. Me t’u ngritur flamuri, francezët sulmuan nga të gjitha anët, u ngjitën mbi mur dhe e morën fortesën. Menjëherë pas kësaj, anglezët e hoqën rrethimin. Gjysma e misionit të Zhan d’Arkës ishte kryer. Kishte mbetur vetëm kurorëzimi i mbretit në Reims. Zhan dhe ushtria e saj i morën, njërin pas tjetrit, qytetet përgjatë që mbaheshin nga anglezët. Ajo ndoqi një taktikë të re për t’i mundur anglezët në fushëbetejë: duke mos u lënë kohë të zinin pozicione mbrojtëse. Francezët shkuan drejt Reimsit dhe Karli VII u kurorëzua. Ky ishte një çast vendimtar. Misioni i Zhan d’Arkës kishte përfunduar. Zhan u gjykua si heretike nga teologët e universitetit të fuqishëm anglofil të Parisit dhe digjet në turrën e druve. Brenda tetëmbëdhjetë vjetëve, ushtria e re franceze i dëboi anglezët nga gjithë pozicionet që kishin fituar gjatë më shumë se njëqind vjetëve./standard.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here