• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Gazeta Standard Online
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
Gazeta Standard Online
No Result
View All Result
Home Histori&Arkiva

Rituali i inaugurimit të presidentëve amerikanë, ja historia

19 January, 2017
in Histori&Arkiva
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Donald Trump do të bëhet presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara në 20 janar, pas betimit në shkallët e Kapitolit, përballë miliona njerëzve që do ta ndjekin në mbarë botën. Historikisht, inagurimet e presidentëve kanë simbolizuar një transferim paqësor të pushtetit dhe shpesh kanë reflektuar ndryshime politike.

Është një ritual i demokracisë amerikane, po aq i vjetër sa vetë republika. Inagurimi i një presidenti të ri, shënon fundin e një periudhe dhe fillimin e një tjetre, në kohë të mira e të këqija.

LexoEdhe

‘Tërë jetën u mundova me ba Shqipni, por zor qenka, bre…’

’13 burra vranë veten për të!’ Njihuni me princeshën Qajair…

Publikohet dekreti! “Shtatë xhelatët që internonin familjet shqiptare, që nga viti 1955”

Në vitin 1933, Franklin Roosevelt bëri betimin në kulmin e depresionit të madh:

“Para së gjithash, më lejoni të pohoj me bindje të thellë se gjëja e vetme së cilës duhet t’i druhemi është vetë frika”.

Në vitin 1961 John Kennedy frymëzoi një brez të ri amerikanësh me një thirrje për t’i shërbyer vendit:

“Kështu pra miqtë e mi amerikanë, mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi për ju, por çfarë ju mund të bëni për vendin”.

20 vite më vonë, republikani Ronald Reagan erdhi në pushtet me premtimin për një qeveri më të vogël.

“Në këtë krizë, qeveria nuk është zgjidhja për problemet tona, qeveria është problemi”.

Pas fitores së tij në nëntor, presidenti i zgjedhur Donald Trump zhvilloi një tur falenderimesh për ata që e votuan dhe u zotua se do të mbajë premtimet e fushatës:

“Ky është një moment emocionues për t’u jetuar; skenari ende nuk është shkruar. Nuk e dimë ende cilën faqe do të lexojmë nesër. Por për herë të parë pas një kohe të gjatë ajo që dimë është se faqet do të shkruhen nga secili prej jush. Kjo është një lëvizje”, – tha Trump.

Pas fitores së zotit Trump vendi mbetet i ndarë dhe një nga sfidat kryesore të presidentit të ri është bashkimi i vendit, thotë analisti John Fortier:

“Mendoj se është një mundësi e madhe, është hapi i parë për t’i folur me të vërtetë vendit, për t’i thënë si president se disa nga mospajtimet që patëm gjatë fushatës ndoshta janë tejkaluar”.

Historikisht inagurimet e presidentëve janë shdërruar në momente ku tensioni i fushatës zgjedhore është lënë mënjanë, në funksion të një fryme që mbështet vazhdimësinë dhe demokracinë, thotë John Hudak:

“Presidenti Obama do të jetë në një makinë me presidentin e zgjedhur Trump, prej Shtëpisë së Bardhë në Kapitol, do të dorëzojë pushtetin në paqe dhe do të shohë pasuesin tij, ndoshta jo atë që donte, por megjithatë pasuesin e tij, të betohet. Kjo nuk ndodh gjithkund në botë dhe kjo është shumë e rëndësishme në këtë vend”.

Zoti Trump njihet për stilin e tij të fjalimeve të improvizuara në fushatë. Por çfarë do të ndodhë me fjalimin e inagurimit? Nuk mund të parashikohet, thotë analisti Norm Ornstein:

“ Fjalimi i inagurimit hartohet dhe shkruhet përpara dhe presidentët lexojnë gjatë ceremonisë. A do të shkëputet Donald Trumpi nga ajo që është shkruar dhe të mbajë një fjalim të vetin? Kjo nuk dihet!”

Donald Trump do të jetë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara dhe toni që ai do të vendosë në fillim të mandatit të tij, do të jetë treguesi për llojin e udhëheqësit që aspiron të jetë.

ShareTweetPin
Previous Post

Gruevski: Rrëfimi im për shqiptarët dhe roli i Soros-it në Maqedoni

Next Post

Shikoni në xhirim në kualitet 4K të ngadalësuar se si digjet benzina brenda motorit (Video

theboss

theboss

Next Post

Shikoni në xhirim në kualitet 4K të ngadalësuar se si digjet benzina brenda motorit (Video

Discussion about this post

Lajmet e fundit

Aktualitet

“Nuk ka ndodhur në 30 vite!” Djegia e mandateve, Fevziu: Ka vetëm dy rrugë!!!

by redaktori
19 February, 2019
0

Është një vendim i paparashikueshëm, është një situatë shumë e rëndë. Diçka e tillë nuk ka ndodhur në 30 vite....

Read more

Fakt! Deklarata e Ambasadës Amerikane është përgatitur nga zyrtarët që janë kundër Trump

19 February, 2019

Qytetarja ‘kryqëzon’ Ramën: Ditmirin veç prej emrit s’mundesh me e hek! ‘Pse t’u dhimbs kërpudha?’

19 February, 2019

Dhuna që (s) ishte

19 February, 2019

Lefterit… Kokës!

19 February, 2019
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2018 Instant.al Digital Agency -

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra

© 2018 Instant.al Digital Agency -