Standard.al

Porositi 12 palë çorape për të dashurën, i erdhën edhe 144 të tjera falas (Foto)

0

Jackson Wade Knight nga Shtetet e Bashkuara, e kishte pyetur të dashurën e tij se çfarë dëshironte për festat e fundvitit dhe ajo i ka thënë se i do vetëm një palë çorape të nxehta.

Por, 18-vjeçari është treguar zemërgjerë, duke ia porositur përmes internetit 12 palë të tilla, për një çmim prej 26 dollarëve, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ka qenë në rregull, derisa në shtëpinë e partneres së tij ka arritur një pako gjigante. E frikësuar se çfarë ka brenda, ngaqë nuk kishte porositur diçka të madhe, ajo është befasuar kur i ka gjetur 144 palë çorape.

“Menjëherë e kontrollova llogarinë bankare dhe çdo gjë ishte në rregull. Nuk më ishin tërhequr më shumë para, por kompania e ka rritur sasinë e kërkuar për 12 herë”, ka shkruar Knight për rastin. “Më pas e telefonova kompaninë ku e kam bërë porosinë, por askush nuk përgjigjej në telefon”.

Me këtë rast, një pjesë të çorapeve ata ia kanë falur familjarëve, miqve si dhe pjesën tjetër të varfërve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.