PIKANTE/ Lideri global (zh)bllokohet në Singapor

0
1551

Një lajm shumë i “keq” për shqiptarët po bën xhiron e të gjitha mediave. Shqiptarët janë të gjithë në ankth, për shkak të një avarie që ka ndodhur na avionin ku do të udhëtonte “Lideri global”.  Kryeministri Edi Rama ka ngelur në Singapor, si pasojë e një defekti që ka ndodhur në avionin ku ai do të udhëtonte drejt Shqipërisë. Nga ky lajm të gjithë janë të trishtuar pasi po ndjehet shumë mungesa e tij në vend. Ka dy ditë që nuk ka dal në media (ka dal, por jo 12 orë në ditë).  Nga informacionet që vijnë nga Singapori avioni do të nisët nesër, por dhe sa do të durojnë Shqiptarët?  Çfarë mund të bëjnë ata pa liderin e  tyre?

Duket se fati nuk është fare me “Liderin global”, të cilit i ndodhin çdo ditë probleme. Por kot nuk ka dalë shprehja: “Të mirin e lakmojnë”. Kjo tregon që ata që nuk e duan duhet të kenë bërë ndonjë magji që “Lideri global”, të mos kthente në atdheun që e “do”, aq shumë. Kjo ditë për të do të jetë më e zeza, pasi nuk do të ketë mundësi të punojë (pasi ai ka shumë dëshirë), të kontrolloj punët e të tjerëve. Fundja, si mund të rri edhe një ditë larg atdheut….

 

Avaria në avIon duket që ka një dorë “puçi” shteti, pasi nuk kishte si të ndodhte fiks në udhëtimin e tij drejt Shqipërisë, dhe në një datë shumë të shënuar.  Por disa zëra thonë që kjo është një taktikë e vetë kryeministrit për të mos qenë në Shqipëri ditën e inaugurimit të Presidentit Donald Trump. Pasi “refuzoi” ftesën (nuk mori fare), ai dëshiron që të mos jetë në atdhe, për të treguar që ka pasur punë prandaj nuk ka shkuar. Por nisja e nesërme drejt atdheut do të tregoj që “Liderin global”, nuk e ndal askush dhe ai do të kthehet sërish, për të dalë 12 orë në televizion. A.B. /standard.al

 

*Rubrika “Pikante” i trajton lajmet apo zhvillimet e ditës me pakëz sarkazëm, ironi e nota humori

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here